Dua Lipa në Tiranë, ylli botëror shijon bukuritë e Shqipërisë, para nisjes së “Sunny Hill Festival”

10 Gusht 2022, 17:15Lifestyle TEMA

Dua Lipa në Tiranë, ylli botëror shijon bukuritë e

Dua Lipa po e shfrytëzon në maksimum qëndrimin e saj në Atdhe.

Pas Kosovës, ylli me famë botërore po shijon destinacione të ndryshme edhe në Shqipëri. Së fundmi, autorja e hitit “Levitatig” ka shijuar kuzhinën e mrekullueshme tradicionale shqiptare.

Ajo ka drekuar së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën tek “Mrizi i Zanave” në fshatin Fishtë në Lezhë.

Faqja zyrtare e “Mrizit të Zanave” në rrjetet sociale, ka ndarë foto së bashku me Duan dhe Dukagjin Lipën, duke shprehur falenderimet për promovimin e projektit të tyre të agrokulturës.

“Ndihemi të privilegjuar t’ju shërbejmë të ftuarve Dua dhe Dukagjin Lipa, të cilët janë një ndihmë e madhe për të promovuar projektin tonë agrokultuor, i cili është i lidhur me tokën e mrekullueshme të Zadrimës. Falenderime nga i gjithë stafi dhe fermerët që punojnë me ne,” -shkruhet në postimin në Twitter të “Mrizit të Zanave”.

Dua Lipa në Tiranë, ylli botëror shijon bukuritë e

3 Komente

  1. A
    Asd

    Dua nje yll!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baliu

      Ruajuni nga Shemi i frustruar! Keni fat qe Shemi ka zgjedhur nje "kundershtar" me te forte: Elvana Gjaten.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arber iliri

        Dua Lipa nje artiste e jashtezakonshme dhe nje vajze e jashtezakonshme.Urimet me te mira Dua Lipa.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje