Dua Lipa nuk ndalet! Ylli shqiptar thyen një tjetër rekord, është artistja e parë në histori me…

6 Qershor 2024, 12:49Lifestyle TEMA

Dua Lipa nuk ndalet! Ylli shqiptar thyen një tjetër rekord,

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.

Këtë radhë ajo feston suksesit si e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.

Më saktësisht, këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.

Dua ka lansuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”. Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të spikatura të tij duket të jenë: “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”.

4 Komente

  1. E
    EmigrANTI

    BravoOOOOOOOOOOOOOOO Dua LIpa SUKSESESESESESESEEEEEE

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      Gocë e bukur, simpatike, intelegjente edhe e pasur. Lum ai burrë që i fiton zemrën. Suksese Dua jonë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovari

        Suksese goca e Kosovës, ose shqiptarja e Kosovës. Urime!❤️

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tropojani

          Sa te famshme jane keto kurvat myslimane te Kosoves?!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje