E larguar prej vitesh nga Shqipëria, këngëtarja e njohur bën lëmsh rrjetin mbi jetën private

9 Janar 2025, 12:06Lifestyle TEMA
E larguar prej vitesh nga Shqipëria, këngëtarja e njohur bën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka ngritur dyshime të shumta pas publikimit të një fotoje të ëmbël në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e një foshnje që mban dorën e saj. Me mbishkrimin “Dorë biskota ime ”, ky postim ka nxitur spekulime se Samanta mund të jetë bërë nënë për herë të parë.

Dyshimet e para se këngëtarja mund të ishte shtatzënë filluan shtatorin e 2024, ku ajo u shfaq e veshur më një xhup të trashë dhe barkun e fryrë mirëpo asaj kohe mbeti thjesht një aludim. Po ashtu ditë më pas ajo postoi disa imazhe të tjera ku ishte munduar të shmangi barkun e saj, duke shtyrë ndjekësit të mendojnë se diçka fshihej pas këtij veprimi.

Vetë këngëtarja nuk ka deklaruar se është në një lidhje romantike, por Samanta u përfol vite më parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.

Siç u raportua atë kohë nga mediat rozë, djaloshi fatlum quhej Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e “Instagram”-it.

Lini një Përgjigje