
Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Evropë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që vendin tonë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.
Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina.
Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.
Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.
Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se tek shtetet më pijedashëse hynë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut. Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28% i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69%, pra poshtë mesatares. /kosovapress
Kjo statistike eshte e pabesueshme, sepse shqiptaret prodhojne dhe konsumojne alkol qe konsumojne ne kushte shtepiake. Kush e mati sa alkol pine shqiptaret ne shtepite e tyre. Kjo statistike eshte vetem per alkolin qe blihet ne dyqan dhe konsumohet neper lokale.
Dokrra Kazani . Nuk eshte aspak e vertete dhe rreshtimi duket qarte qe eshte Politik , ku Shqiperia vendoset prane Turqise Bosnje Hercegovines _ edhe ne rastin se do kishte dicka te ngjashme .shqiptaret pijne si Njerez ,jo si kafshet sllave qe pijn si derrat ne lluce , ndersa ne lrahasim me gerket eeeeeee , shqiptaret s'pijne alkol sa greket thithin rrockat ne xhiro lol
E sakte dhe jo e vertete sepse shqiptaret ne lokale shkojne me shishe rakie me vete. Satistikat jane per cfare ju paguani, pra ne paguajme 2 birra dhe pime raki iligalisht.
SHYQYR
Pirdh pirdh thuaji eurostatit, po rakine qe e ziejme vete, si e mat eurostati?!
Thjeshte Kontrabande. E prodhim pa hesap rakie....si cdo fushe ne te zeze....
Ky është një vlerësim I gabuar sepse nukë është llogaritur prodhimi artizanal dhe ilegal I rakisë dhe verës që prodhohet në të gjithë fshatrat e shqipërisë
Shqiptare pin raki qe behet ne ambjente shtepie dhe nuk regjistrohet dhe nuk paguhet asnje takse.