Aktorja e njohur hollywoodiane Sienna Miller ka konfirmuar se është shtatzënë për herë të tretë, duke befasuar të pranishmit në Fashion Awards në Londër. Ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bardhë transparent, ku ekspozoi barkun e rrumbullakosur, duke bërë publik lajmin e gëzueshëm.
Ky do të jetë fëmija i dytë me partnerin e saj aktual, Ollie Green, me të cilin ka një vajzë të lindur në fund të vitit 2023. Miller është gjithashtu nënë e vajzës 13-vjeçare, Marlowe, nga marrëdhënia e mëparshme me aktorin Tom Sturridge.
Sienna Miller dhe partneri i saj 28-vjeçar janë në një lidhje prej vitit 2022. Aktorja ka folur shpeshherë për sfidat dhe presionin që ndjejnë gratë për të pasur fëmijë pas të 40-ave, duke treguar se ka kaluar edhe vetë nëpër këtë proces.
Në një intervistë për revistën Elle UK, ajo ka treguar se ka vendosur që të ngrijë vezët, për të pasur më shumë mundësi në të ardhmen dhe për të ulur presionin e moshës.
“Biologjia për gratë pas të 40-ave mund të jetë sfiduese. Kur mbusha 40 vjeç, vendosa të ngrija disa vezë. Tani ndihem më e lirë, nëse ndodh, ndodh”, është shprehur Miller.
Aktorja duket më e lumtur se kurrë teksa pret ardhjen e anëtarit të ri të familjes dhe vazhdon angazhimet në projekte të reja filmike e televizive.
Uaaa, po pse nuk e keni publikuar edhe dy shtatëzanitë e tjera o TemA? Shumë interesant si lajm.
Po bravo. Tani po pjellin edhe 50 vjece bile kane dale metoda ku rritet fetusi ne nje miter artificiale. Le qe gjysma as nuk duan femije hic.
Aktorja e njohur lesh me presh