Einxhel Shkira dhe Dj Dagz postojnë foton e parë me djalin e tyre!

1 Janar 2023, 20:00Lifestyle TEMA

 

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz postojnë foton e parë me djalin e tyre!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Ka vetëm disa ditë që vogëlushi i tyre ka ardhur në jetë dhe së fundmi Einxhel dhe Dagz kanë postuar foton e parë me djalin e tyre, duke uruar kështu të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falenderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë.

Çifti vendosi ta mbanin për pak kohë të fshehtë lindjen e djalit të tyre, pasi vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 12 dhjetor. Einxhel dhe Dagz e kanë bërë publike ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një video të postuar në Instagram disa ditë vonë dhe na kanë treguar se dita e lindjes ka qenë 12.12.2022. Gjithashtu çifti na ka treguar edhe emrin e vogëlushit të tyre, i cili është Trev dhe duket një emër mjaft i veçantë

 

 

2 Komente

  1. w
    www.youngtribune.com

    Tani cfare mesazhi keni per rinine shqiptare qe rrin kot nepe kafene cdo dite. Te martohen e te bejne kalamana si ju apo te bejne twerk? Rinia po vyshket e po shkon me greminen e varferine kur eshte e veshtire per te dale nga atje .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Einxhel

      Jo rinia te punoje ketu, ose te iki te punoje ne emigracion. Te punoje jo te bej sikur punon. Njoh nje familje qe ju eshte kthyer djali nga Italia, ka 6 muaj dhe rri gjithe diten o shtrire ne shtepi ose ne kafe. Nuk punon dhe punon nena e tij 70 vjece qe ti japi leke per kafe. Turp per rinine e sotme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje