
Teksa të gjithë po ndiqnin Botërorin në Katar, Mario Balotelli dhe e dashura e tij Francesca Monti po kalonin pushimet në Maldive.
Sulmuesi i Sionit (ish Milan dhe Inter) ka postuar një foto me partneren e tij bukuroshe dhe po relaksohet duke pritur që kampionati zviceran të rifillojë në mesin e janarit 2023 pas pushimit për Botërorin e Futbollit që po zhvillohet në Katar .
Balotelli dhe e dashura e tij po kthehen nga ndalesa në Dubai para disa javësh me një udhëtim në shkretëtirë, më pas një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
"Jeta përbëhet nga pengesa, e rëndësishme është t'i kapërcejmë së bashku dhe të bëhemi më të fortë dhe më të lidhur se më parë. Të dua përgjithmonë", ka shkruar Supermario si një romantik i shoqëruar me emoji-n e unazës me diamant”.
Dikush e kuptoi si një propozim për martesë . Por asnjë konfirmim nuk ka ardhur për momentin. E sigurt është se ndërkohë tani janë në parajsën e Maldiveve dhe Mario Balotelli , duke shoqëruar foton me Françeska Montin shkruan një "Të dua" shumë të ëmbël.
Francesca ka lindur në vitin 1998 , ajo është tetë vjet më e re se Mario. Dhe asgjë më shumë nuk dihet për vajzën pasi e mban tepër private jetën e saj.
Po pra, kështu është kjo punë! Mbas një karriere të "suksesshme" me meshkujt në fund shkon te zezaku me para. Kështu thoshte dhe Raffaella Fico dikur kur qe në Big Brother Italia, që ishte e virgjër dhe kishte pretendime, madje më vonë që e shiste virgjërinë për 1 milion$. E në fund u lidh me Balotellin dhe bëri një gocë me të të. It's all about money!