Elsa Lila: Kryeqyteti i pastër dhe i sigurt, mendoj edhe rikthimin. Rama: Tirana është bërë ndërkombëtare

11 Nëntor 2023, 09:54Sociale TEMA

Elsa Lila: Kryeqyteti i pastër dhe i sigurt, mendoj edhe rikthimin. Rama:

Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj.


Mes të tjerave, Elsa Lila komentoi dhe zhvillimin e Tiranës, të cilin e cilësoi një qytet shumë herë më të pastër dhe të sigurt se Roma.

“Unë vij, kam ardhur gjithë kohës në Tiranë. Thjesht nuk jam dukur. Kam ardhur me Evitën time çdo vit. Kryesisht Vitin e Ri e kaloj këtu, Pashkët i kaloj këtu. Në verë vij shpesh se Evita preferon ta kalojë verën në jugun e Shqipërisë.

Kështu që unë e kam parë Tiranën të zhvillohet gradualisht, të pastrohet gradualisht, të evolojë gradualisht dhe kemi arritur në një moment fantastik, them ku unë vij me bandën time italiane dhe gjysma e tyre thonë që duan të transferohemi këtu, kaq bukur është. Sa pastër është në krahasim me Romën, sa i sigurt është si qytet në krahasim me Romën, flas për kriminalitetin rrugëve natën, në qendër.

Atje, unë nuk dal vetëm në mbrëmje e pashoqëruar, sepse është e rrezikshme të dalësh, duke qenë se bashkëjetojnë shumë etni edhe kriminaliteti ka arritur nivele shumë të larta. Aq më pëlqen Tirana e kohëve të fundit, sa po mendoj edhe që kur Evita të mbaroj këtë cikël studimesh, pse jo të transferoheshim këtu, jetohet shumë mirë tani, nuk është më ajo Tirana e një kohe. Keni bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, si një skuadër”, deklaroi Elsa Lila.

Kryeministri Rama u shpreh se Tirana këtë vit ka njohur një bum turistik.

“Tani Tirana e ka arritur atë pikën ku shijohet shumë kur e viziton. Tirana për shembull këtë vit ka pasur një super bum turistik që nuk e ka patur përpara. Edhe kur filluan të vinin më shumë turistë në Shqipëri nuk është se fokusoheshin në Tiranë, por vinin kryesisht për të shkuar në vende të tjera. Këtë vit ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Unë për herë të parë ndoshta sepse ka qenë masive, nuk e kam vënë re vitet e tjera, për herë të parë kam vënë re që në korrik, por sidomos në gusht, kur Tirana zakonisht ka qenë vetëm e atyre që nuk ka patur mundësi, ose nuk kanë qenë në atë kohë të dëshiruar të shkojnë me pushime, ishte vetëm e atyre. Në verë Tirana është bërë ndërkombëtare”, theksoi Rama.

6 Komente

  1. k
    k

    Tirana eshte parajsa e mrekullueshme për drogaxhijtë,te korruptuarit,hajdutët,kriminelët,trafikantët,maskarejtë,gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar,avokatet seksere,vipat e degjeneruar,gazetat dhe tv e financuara nga droga,etj,etj. Kurse eshte ferr i papranueshem per njerezit e ndershem,punetore,te thjeshte,ata pa tarafe politike, dhe qe duhet te fitojne buken e gojes me pune.Ne fakt te ndershmit dhe drejtet emigrojne jashte shtetit,kurse kategoria e parë kthehet në "parajse".

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Do zbulurohet Tirana ,po' erdhen ti.Hap nje bar kafe ne Tirane dhe i zgjidh te gjitha.Vetem...kujdes shoqerine,se mos te vjen per shok ndonje "tempullar"

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Else eshte e majte...normal kerkon dhe perfitimet e mundeshme.....sa e jetueshme eshte Tirana na pyesni neve.....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trojan

          Hajde se e ke hapur rrugen ,bundrat e ps-se duhet te zevendesohen ,palloshi do gjak te fresket ,keni dhe nje te perbashket ,disa e kuptojne

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kastriot

            O te qifte pidhi syte o Barbon mbete duke dialoguar me kurvat dhe pabukset dhe nuk te kemi pare kure te ftosh nje personalitet te nderuar nje avokat, mjek, ekspert mjedisi, mesues apo inxhinier apo economist te pakten do te hapeshin syte te shikoje se çthone njerezit per qeverisjen e ku çalojne punet te pakten mund te beje diçka per permiresimin e qeverisjes por degjon laraskat dhe tallavane?

            Përgjigjjuni
            1. n
              nje banor i Tiranes

              Te pesta komentet, jane shkruar nga rrugace e injorante gojeqelbur , a thua se jane lindur dhe rritur ne Vicidoll . Merreni me mend se ne c'nivel eshte shumica e shqiptareve . Ketu flitet per Tiranen che komentojne njerez , qe jetojne ne ndonje maje mali . Tirana eshte mrekullia e Rames che Veliajt . Sigurisht qe kryeqyteti yne , nuk eshte me I bukuri ne Evrope , por eshte me I bukur se shume nga kryeqytetet e Evropes . Nuk besoj se kane luajtur nga mendte dhjete milion turiste, qe vizituan Tiranen , duke shprehur kansideratat me te larta per kryeqytetin tone , qe rritet e ndryshon cdo dite . Para disa vitesh , kur qeverisnin rrugacet , si keta te mesipermit , as qe njifej edhe si fjale , fjala turizem, e jo me , te vinin ne Shqiperi nje dyndje e tille . Nje bravo e madhe Rames e Veliajt .

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje