Estetikë apo deformim? Dr. Panajot Papa në Apostrof Podcast: Po humbasim harmoninë e fytyrës, sheh njerëz me buzë të fryra deri te maja e hundës, sa nuk marrin dot frymë

8 Korrik 2025, 18:05Lifestyle TEMA
Estetikë apo deformim? Dr. Panajot Papa në Apostrof Podcast: Po

Në episodin e 25-të të Apostrof Podcast, me kirurgun plastik Dr. Panajot Papa ndalemi te një fenomen shqetësues që po përhapet me shpejtësi: uniformizimi i bukurisë përmes ndërhyrjeve estetike dhe dështimet që pasojnë kur këto ndërhyrje kryhen pa profesionalizëm dhe pa etikë.

A i ndodh një profesionisti të kirurgjisë estetike të shohë në rrugët e Tiranës fytyra të deformuara për shkak të ndërhyrjeve joprofesionale dhe të mendojë me vete: kush të ka bërë kështu

Dr. Papa thote se, për fat të keq, kjo ndodh shpesh.

“Ndodh shpeshherë për fat të keq. Buzët shpeshherë janë të fryra në mënyrë disproporcionale. Ndodh të shoh enjtje në zonën sipër buzës, ku mbaron pjesa e dukshme e vermilios –një zonë anatomike – dhe ti shikon që ka një enjtje, që është disproporcionale në harmoninë e fytyrës, ose realisht dhe buzë më të fryra, për shembull, që afrohen te pjesa e majës së hundës, ku pacienti duket që ka vështirësi në frymëmarrje.

Ndodh shpeshherë në operacione të hundës. Hundët të gjitha që neve shikojmë janë pothuajse të njëjtat. Shpeshherë i është hequr vetëm pjesa e majës të çatisë, të kërcit ose të kockës, dhe shpeshherë ti shikon në mes që ka një si tip hapsire, një lloj grope. Ose i shikon që në zonën djathtas apo majtas, ku mbaron hunda, p.sh., janë më të zbrazura sepse është bërë një prerje e kockës, rinoplastikë e gabuar.”

Papa thekson rëndësinë e qasjes etike ndaj pacientëve që vijnë me gabime nga ndërhyrje të mëparshme.

“Personit që ka një gabim nga një trajtim i kaluar në fytyrën e vet, mjeku nuk duhet t’i thotë ku është gabimi. Duhet ta lërë të flasë. Ti duhet ta lësh pacientin të flasë. Nëse pacienti nuk po e shikon këtë lloj problematike, nuk duhet ta ngacmosh. Sigurisht mund ta ndihmosh me një trajtim, po nuk duhet ta devijosh drejt diçkaje tjetër, sepse ai person, në momentin që do dëgjojë, që i kanë bërë buzën gabim apo nuk i kanë bërë mezoterapinë mirë, do vejë në shtëpinë e vet, do mendohet dhe të nesërmen e ke prap aty te klinika. Pra, ka shumë fuqi mjeku në opinionin e vet, në anën psikologjike.”

Për më tepër, Papa paralajmëron edhe për rolin e klinikave joprofesionale që ofrojnë shërbime pa kontroll dhe po rrezikojnë jo vetëm estetikën, por edhe shëndetin e njerëzve.

1 Komente

  1. A
    Ani

    Po ca i keni bere ashtu Salianjit more? Edhe nga burgu me botox dhe fillera

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje