
Ivana Knoll, ish-Miss Kroacia është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave dhe fansave të saj. Ajo pati një shkëputje të vogël larg rrjeteve sociale dhe daljeve publike.
Së fundmi ajo është “zgjuar” dhe ka deklaruar se do të marrë pjesë në çdo ndeshje futbolli të Kroacisë. “Unë do të vij në Berlin me 10 qershor kur kroacia do të luajë me 15 qershor me Spanjën dhe më pas në Hamburg kur të luajë me Shqipërinë” tha modelja.
Ajo gjithashtu ka treguar se do të ndjeki të gjitha ndeshjet e Koracisë nga afër dhe do të japë zemër që të jenë deri në finale. Përsa i përket veshjeve, modelja është e njohur për veshjet e saj seksi që tregojnë format dhe linjat perfekte të trupit të saj.
Knoll ka thënë se Akoma nuk ka zgjedhur se çfarë veshjesh do të veshë në daljet e saj por një ide është që mund të ngjisë flamurin kroat në rrobat që ajo pëlqen.
Ivana Knoll është bërë e njohur edhe pasi në vitin 2022 ajo u bë “padashje” ylli i Kupës së Botës.
Por hah , ka Fanse Shqiptare qe pasha Perenin s'ka Fanse ne Bote me i konukuru . S'ka si Yjet Shqiptare .