Festivali i Blerjeve rikthehet në QTU nga 7 deri më 9 mars, duke i ofruar vizitorëve deri në 70% ulje në një gamë të gjerë dyqanesh me moton “A je gati?”. Ky event, tashmë një traditë e konsoliduar, pritet të tërheqë mijëra vizitorë në kërkim të ofertave ekskluzive në markat e tyre të preferuara.
Gjatë kësaj fundjave, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga zbritje deri në 70% në produkte të ndryshme, përfshirë modën, elektronikën, kujdesin personal dhe artikujt për shtëpinë. Disa nga markat në fjalë, prezente në QTU, përfshijnë Mango, Carpisa, Parfois, Koton, Flo, LTB, LC Waikiki, Jumbo, Neptun, SPAR, e shumë të tjera, të cilat do të ofrojnë promocione ekskluzive për festivalin.
Përveç ofertave të shumta, QTU është gjithashtu një qendër argëtuese për vizitorët, duke kombinuar zbritjet me përvoja pozitive si BO Bowling, Cineplexx dhe zgjedhje të ndryshme gastronomike.
Festivali i Blerjeve në QTU do të zhvillohet këtë fundjavë nga ora 09:00 deri në 21:00, duke u dhënë vizitorëve kohë të mjaftueshme për të shfrytëzuar ofertat dhe për të shijuar atmosferën. Për më shumë rreth ofertave dhe dyqaneve pjesëmarrëse, ndiqni kanalet zyrtare të QTU në rrjetet sociale.
Festivali i Blerjeve në QTU mbetet një nga eventet kryesore të blerjeve në kryeqytet, duke tërhequr si klientë të rregullt ashtu edhe vizitorë të rinj çdo vit. Si qendra e parë tregtare në Shqipëri, QTU, menaxhuar nga kompania ACREM, pjesë e Grupit BALFIN, ka qenë një pikë referimi për tregtinë me pakicë dhe argëtimin në vend që nga hapja e saj në vitin 2005. Këtë vit, ndërsa shënon 20-vjetorin, vazhdon të mbetet një nga destinacionet e preferuara për qytetarët.
Lini një Përgjigje