Foli për sherrin mes tyre, Dafina Zeqiri i kthehet Sarës: Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos ma përmend më emrin

8 Tetor 2023, 13:05Lifestyle TEMA

Foli për sherrin mes tyre, Dafina Zeqiri i kthehet Sarës: Vajzë,

Dafina Zeqiri ka reaguar pasi Sara Hoxha foli në një intervistë lidhur me raportin që ka me të si dhe tregoi se si nisën hatërmbetjet mes tyre.

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”, shkruan Dafina një statusi në Threads.

Sara Hoxha më herët në intervistë tha se nuk e kuptoi pse Dafina është mërzitur.


“Unë kam qenë në rregull me Dafinën dhe ish të dashurat e Ledrit. Unë me Dafinën kam ndjenjur. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk e di pse u mërzit.

Komentin e Ledrit tek fotoja e saj e mora si shaka. Unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Sa herë e kam takuar, kemi qenë shumë të afërta.

Ajo është shumë nice. Çdo njeri ka arsyet e veta. Nëse ajo e mendon ashtu le ta mendojë. Unë i uroj gjithë të mirat.”, tregoi ajo. 

Lini një Përgjigje