FOTO: Eros Grezda i jep fund beqarisë? Martesë në fshehtësi me këngëtaren e njohur

5 Janar 2023, 15:54Lifestyle TEMA

FOTO: Eros Grezda i jep fund beqarisë? Martesë në fshehtësi

Futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja nga Shqipëria, Ajsel Abazi, e kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Megjithatë, çifti duket se kanë vendosur t’i çojnë gjërat tutje. Ata përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram me rastin e Vitit të Ri, ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si Zotëriu dhe Zonja Grezda. “Zotëriu dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në Instagram.

Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re.

2 Komente

  1. M
    Ma

    Keto kusherirat Abazi duken njesoj nga plastika sidomos hundet i kane bere nje model!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edlira

      "Zotëriu Grezda" ????...shtati pyll dhe mendja fyell.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje