
Aktorja e njohur Heather Locklear është shfaqur në gjedje jo të mirë shëndetësore, duke i shqetësuar kështu fansat e saj.
Yllie i filmit “Melrose Place” , e cila ka luftuar me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës, u fotografua duke u ngjitur në parvazin e ndërtesës pas takimit që pati në një nga zyrat e saj.
61-vjeçarja, e cila kishte veshur një kostum sportiv, u mbajt mbi shtylla për tu mbështetur ndërsa kalonte nëpër ndërtesë për të shmangur rënien në parkingun dhe koshin poshtë.
Pasi ia doli të kalonte në anën tjetër, ajo u ul dhe filloi të fliste me veten pothuajse për një orë.
Më pas ajo vrapoi nëpër rrugë tek i fejuari i saj, Chris Heisser, 61 vjeç, i cili e kishte pritur në makinë.
Burimet thanë për Daily Mail se aktorja ka qenë në rehabilitim mbi 20 herë, dhe kanë frikë se ajo mund të ketë filluar të pijë përsëri.
Locklear ka luftuar me varësinë pasi hyri në piskiatri në nëntor 2018, kur terapisti i saj përcaktoi se ajo po vuante nga problemet mendore pasi u arrestua për akuzën e një oficeri policie.
Lini një Përgjigje