Muzikanti James Hetfield, i ka bërë një propozim martese të veçantë të dashurës së tij, Adriana Gillett teksa kanë qenë duke notuar nën ujë.
Momenti i veçantë u bë publik përmes rrjeteve sociale, ku Hetfield shfaqet duke mbajtur një tabelë me mbishkrimin “Adriana Gillett, a do të martohesh me mua?”, ndërsa përgjigjja e saj “po” ishte e menjëhershme.
Edhe Gillett ndau të njëjtën foto në Instagram, duke e përshkruar si një surprizë të paharrueshme gjatë një udhëtimi për ditëlindje. Ajo tregoi se përvoja përfshinte not me peshkaqenë balena dhe e quajti propozimin një nga momentet më romantike dhe unike të jetës së saj.
Ky moment vjen disa vite pas lajmit se Hetfield dhe ish-bashkëshortja e tij, Francesca Hetfield, i dhanë divorcin njëri-tjetrit në 2022 pas 25 vitesh martesë.
Lini një Përgjigje