Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u shfaqën shumë të afërt dhe të buzëqeshur teksa morën pjesë në festën tradicionale të Vanity Fair pas ceremonisë së Oscars, që u mbajt në Beverly Hills të Kalifornisë.
Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar dukeshin më të dashuruar se kurrë në tapetin e kuq, duke qeshur dhe duke shkëmbyer fjalë të ëmbla ndërsa pozonin për fotografë në eventin e organizuar në Muzeun e Artit të Qarkut të Los Angeles.
Dua, e cila vitin e kaluar konfirmoi fejesën me Turner, u shfaq me një fustan elegant të zi nga Schiaparelli me detaje të arta me thekë. Ajo e kompletoi pamjen me taka të arta dhe bizhuteri nga Bvlgari, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Callum Turner u paraqit me një kostum të zi të kombinuar me këmishë gri dhe kravatë të zezë.
Më vonë gjatë mbrëmjes, çifti mori pjesë edhe në festën vjetore të Elton John, një event që organizohet çdo vit në kuadër të Oscars për të mbledhur fonde për fondacionin e tij kundër AIDS-it.
Për këtë event, Dua ndryshoi paraqitjen duke veshur një fustan blu të thellë që theksonte linjat e saj, të kombinuar me taka të argjendta./E.K
Burimi: Daily Mail
ODua cdo gjasht muaj do nje burre tjeter.Sa here ne vit martohesh ti or hej?