Erolld Belegu ka zgjedhur ta festojë 60-vjetorin e tij në një mënyrë krejt të veçantë, duke e kthyer ditëlindjen në një moment të paharrueshëm për partneren e tij, nutricionisten Diola Dosti.
Festa nuk ishte vetëm një celebrim i zakonshëm, pasi gjatë mbrëmjes Belegu vendosi të surprizonte partneren me një propozim romantik për martesë. Në prani të të ftuarve, ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi Diolës të bëhej bashkëshortja e tij, duke krijuar një moment plot emocione që u prit me entuziazëm nga të pranishmit.
Përgjigjja e Diola Dostit ishte e menjëhershme dhe pozitive. Ajo pranoi propozimin dhe më pas ndau edhe një mesazh në rrjetet sociale.
“Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim”, shkroi ajo krahas postimit ku publikoi momentin e veçantë.
Historia e dashurisë mes tyre ka nisur prej disa kohësh dhe çifti ka ndarë shpesh me ndjekësit momente nga jeta e tyre. Ata e bënë publike lidhjen në mars të vitit 2024, ndërsa tani kanë vendosur të hedhin një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Raporti i tyre ka tërhequr shpesh vëmendjen edhe për diferencën në moshë, pasi Erolld Belegu është rreth 21 vite më i madh se partnerja e tij.
Me siguri surpriz ka qen
Epo mirë, të trashëgohen ( inshallah bëhen me fëmijë ) , por një gjë nuk kuptoj unë; pervec fotove romantike në cift , të cilat janë me vënd, ato fotot me brekë e sytjena për cfarë janë ?
Nje pyetje kam une unaza, materiali, eshte steel or steal??! Po Torten ku e kane fshehur? Mua me pelqen tipi i tortes, eshte flat, vile apo me kate... E hengren torten? Po pse nuk e kemi te memorizuar ne fotot e tyre? Nejse, pune paparacesh dhe VIP- ash. Si duket, qe sot e tutje do ti shohim vetem duke ngrene ... " Inshallah, jetojne per te ngrene..!"