Një 'sfidë' inteligjence e realizuar në emisionin televiziv 'Big Brother Albania', nxorri zbuluar nivelin e injoracës së pjesëmarrësve, për të cilët flitet dhe jepet një vëmendje e madhe në media e rrjete.
Ky test rezultoi në një spektakël të vërtetë humori. Në vend që të tregonin kulturën e tyre, banorët kanë dhuruar një seri gafash historike dhe gjeografike që kanë bërë xhiron e rrjetit.
Më poshtë i keni të ndara disa prej tyre sipas secilit banor:
Selin Bollati
Sa vite ka një shekull? Ka 10 vite.
Çfarë produkti ushqimor i hidhet të sapomartuarve për prosperitet? Banane.
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Agnesë Tereza ose Anjezë Tereza.
Sa ngjyra ka ylberi? 8 ngjyra.
Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Sa bëri, 14 më duket?
Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malcís”? Migjeni.
Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? O Zot sa turp! Pas.
Sa shenja horoskopi ka? 9 mendoj.
Kush e ka shkruar romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”? Nuk ja kam idenë.
Dj Gimbo
Sa shenja ka horoskopi? 6 më duket? Apo 8? 6-7-8 / 6 Gimbo.
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Nëna Terezë i kam thënë gjith’.
Në cilin vit u shpall pavarësia e Kosovës? 17 shkurt 2007, jo 2009.
Nikol
Sa vite ka një shekull? 15 vite.
Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Mali i Dajtit.
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Ua, ua, ua. E di. Ua, ua.
Sa shtete ka SHBA? 27.
Kush e shkroi Iliadën dhe Odisenë? Shekspiri.
Brikena
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kalkuta diçka…
Njësia monetare zyrtare e Anglisë? Dollari… Vëllai i Madh unë jam rrit në Itali.
Cila ditë e vitit njihet si “dita e gënjeshtrave”? Nuk e di.
Mateo
Sa ngjyra ka ylberi? 12 po ja fus. S’ja kam idenë.
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? (Qesh pa dhënë përgjigje).
Lumi më i gjatë në Shqipëri? Vjosa.
Në vitin 2025 u shpall zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jo materiale në listën e UNESCO-s cili instrument muzikor që përdoret në veri të Shqipërisë? Flauti.
Rogerti
Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit? Hajt po them Gjirokastra.
Juela
Kush është autori i veprës “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”? Nuk ja kam idenë.
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Gonxhe Gajdexhiu.
Miri
Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Maria Tereza.
Mali
Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Unë jo.
Shendriti
Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? Azi.
Artani
Cili planet njihet si planeti i kuq? Saturni.
Edisa
Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Erzeni.
Në cilin vit u shpall pavarësia e Kosovës? 2015.
Ca te lesh koment, kjo eshte per te vene duart ne koke. cfare brezi po vjen
Ka nivel te admirueshem. Kam pershtypjen te gjithe mesuesit e filloreve kane ndjere njeherazi jo vetem krenari por edhe kenaqesi teksa kane degjuar personat e rendesishem te shoqerise tone. Rrespekt per dijedhenesit qe nuk u lodhen kurre me profesionin e tyre, por sot shoqeria kerkon krevet, buce, bastarde, jalla Dubai dhe ordinere. Nuk ben pershypje niveli i injorances, vlen sa K ke ne IG dhe mundesisht ne sa eksperimente sociale ke marre pjese.
Nje korrigjim edhe ose nuk ka rendesi.Bollati tha qe shekulli ka 15 vite.
Në vend që të tregonin kulturën e tyre, banorët kanë dhuruar një seri gafash historike dhe gjeografike që kanë bërë xhiron e rrjetit.=> nuk janë gafa këto. Kjo është injorancë. Injoranca është mosdije. Gafë quhet ajo që bëri Lul Basha kur tha se 7x7=42, sepse ai e di realisht sa bëjnë. Kurse këta "vipat" e Bigut (alias "rripat") nuk i dinë përgjigjet. Ia fusin kot. Shof që nuk i paskan pyetur për tabelën e shumëzimit (siç bënë te Bigu Kosovë), se me shumë gjasë do gjenin ndonjë që s'di shumëzimet. Imagjino ça vipash janë këta të Bigut: Punë s'kanë (duke qënë se rrinë 3-4muaj atje brenda e parazitojnë), milionera nuk janë (përndryshe s'do humbnin kohën te Bigu), dije s'kanë, e shpeshherë s'kanë as talent. Atëherë pyetja që lind është: Për çfarë dhe për kë bëhet Bigu? Për një vend pune për Ledionin, (pastrim figure për Monën) , për Arbërin dhe ca para më shumë për Topin? Apo bëhet edhe për t'i treguar popullit "shikoni si është katandisur e ashtuquajtura Elita shqiptare"? Pra shikoni sa s'ka meritokraci në këtë vend, shikoni si injorantët ngjiten lart kurse ju detyroheni të emigroni për një jetë më të mirë? Se edhe Bigu tashmë është vetëm Big Brother Vip, nuk ka më Big për njerëzit e thjeshtë. Pse? Se halli është si pushteti do mbajë me temenara "elitën", pra ata që quhen celebrities. Madje populli duhet të kuptojë nga kjo që edhe elita nuk e ka "të lehtë", se ja ngelet pa punë e pa vizibilitet në showbiz e detyrohet të shkojë në "burgun" mediatik big brother kur degjenerohet ose nga bullizimet, sharjet, bërja publike e privatësisë ose jetëa private etj. Por s'ka problem, se ata, "vipat", janë të gatshëm për çdo gjë, mjafton të jenë prezent në TV, të kenë të ardhura të mira, të shesin pordhë, e të mos të bëjnë punë të rëndomta si populli i thjeshtë, edhe pse mund të jenë kokrra e injorantëve. Se popullit pushteti ia tregon vendin me shpopullim ose nënshtrim.
Mos u habisni kjo i shitet brezit te ri per zotesi, ja keshtu duhet te jeni per tu bere VIP-e (vertet i pjerdhur)
Por me bukura eshte se aty quhet lojtare i mire drejte finales , kush shane dhe nxjerre nga goja fjalet me te pista. Atje hane e pine per qejf dhe fillojne ofendojne njeri tjetrin me qene si qëne rruge niveli zerooo
Me larte ketij shkrimi ishte titulli “ 10 VIP at me te pasur ne bote” do ishte mire te vazhdonte me 10 me injorantet ne Shqiperi po kjo tregon sa lart eshte Topi kur i quan VIPA dhe keta meruma
Shume dobet produkdjoni ne prajmin mbreme 17 mars 2026. Nuk mund te jepni situata te fryra kot , jo do bashkohet miri me selin pas ikjes se gimbos. Perse nuk e jep produksjoni videon kur juela e pyet mirin nese do bashkohet dhe ai e mohon kategorikisht.Mos barazoni big brother me emisionin perputhen ju lutem. Jeni bere te merzitshem.