Futbollisti i njohur kosovar Edon Zhegrova ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë të veçantë nga jeta personale.
Ylli i futbollit publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shihet i ulur në një stol në ambient të hapur, ndërsa mban në krahë fëmijën e tij.
Krahas fotos, ai shkroi një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës: "Nuk mund të ndihesha më i bekuar. Unë dhe Mars."
Postimi mori menjëherë shumë reagime dhe urime nga fansat, të cilët u emocionuan nga ky moment i veçantë në jetën e futbollistit./E.K
me jete te gjate!