Libri i ri për familjen mbretërore shkakton përplasje mes Harry-t, Meghan dhe autorit!

16 Mars 2026, 14:35Lifestyle TEMA
Libri i ri për familjen mbretërore shkakton përplasje mes

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kanë akuzuar autorin e një biografie të re për familjen mbretërore britanike për përhapje të “teorive të çmendura konspirative dhe melodramë”. Reagimi i tyre vjen pasi në mediet britanike u publikuan fragmente nga libri i ri i autorit Tom Bower. Në pjesët e publikuara nga “The Times”, Bower pretendon se Mbretëresha Camilla i kishte thënë një miku se Meghan e kishte “manipuluar” princin Harry.

Ai gjithashtu shkruan se Meghan shihej nga Princi William dhe Catherine si një figurë përçarëse dhe një “kërcënim” për familjen mbretërore. Përmes një deklarate, një zëdhënës i çiftit tha se autori ka kaluar prej kohësh kufirin nga kritika drejt një obsesioni personal. Sipas tyre, Bower ka ndërtuar karrierën duke krijuar teori të ndërlikuara për njerëz që nuk i njeh dhe nuk i ka takuar kurrë.

Libri trajton gjithashtu marrëdhëniet e tensionuara mes Harryt dhe vëllait të tij, princit William, si dhe jetën e çiftit pas largimit nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe zhvendosjes në SHBA. Në të përmenden edhe projektet e tyre mediatike dhe bamirëse, përfshirë marrëveshjet me Netflix dhe Spotify. Libri i tij i ri, “Betrayal: Power, Deceit And The Fight For The Future Of The Royal Family”, pritet të dalë së shpejti dhe është vazhdim i veprës së tij të vitit 2022 për konfliktet brenda familjes Windsor.

Netflix ka ndërprerë zyrtarishtbashkëpunimin me markën e diskutueshme të stilit të jetesës së Meghan Markle, As Ever. “Emisioni i saj nuk vazhdoi më, kështu që nuk kishte kuptim të vazhdohej partneriteti,” tha ekskluzivisht për Page Six një burim nga industria, duke iu referuar serialit dy-sezonal të Markle, With Love, Meghan. Një zëdhënës i Netflix tha në një deklaratë për Page Six: “Pasioni i Meghan për të zbukuruar momentet e përditshme në mënyra të bukura, por të thjeshta, frymëzoi krijimin e markës As Ever dhe jemi të lumtur që luajtëm një rol në realizimin e këtij vizioni.”

 

 

2 Komente

  1. a
    american23al

    “Princi “ Harry eshte idiot nuk ka nevoje te manipulohet se nuk ka tru apo ide per t’i ndryshuar, KARMA te ndjek edhe kete monarki qe ka sjelle shume turbullora ne glob po ja shperblen brenda saj…!!!!! Monarki barbare e hipokrite…!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koqevari

      ...yes of course. Lavdi Mbretërisë se Bathores.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje