FOTO-LAJM: Çfarë do të thotë të mbash peshë politike nga skandali Epstein?

5 Shkurt 2026, 18:02Lifestyle TEMA
FOTO-LAJM: Çfarë do të thotë të mbash peshë

Ilustrimi i publikuar nga 'The Guardian' e përmbledh në një imazh të vetëm barrën politike që vijon të prodhojë skandali Jeffrey Epstein në jetën publike britanike. 

Në karikaturë, kryeministri Keir Starmer paraqitet duke tërhequr një top të rëndë zinxhiri me emrin “Mandelson”, ndërsa në prapavijë, vetë Lord Peter Mandelson shfaqet i lidhur drejtpërdrejt me peshën “Epstein”.

Mesazhi është i qartë: skandalet nuk mbeten kurrë individuale.

Ato transferohen, trashëgohen dhe kthehen në kosto politike për këdo që zgjedh të mbajë, të mbrojë apo të relativizojë lidhjet me figura të kompromentuara.

Në këtë rast, ajo që fillon si çështje personale apo morale për Mandelsonin, shndërrohet në barrë institucionale për kreun e qeverisë.

2 Komente

  1. W
    Wide Shut

    Trimi i mire me shoke shume.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nikua pe Korce

      tregojani edhe rames kete karikature.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje