FOTOT/ Mes modelimit dhe biznesit, ish-partnerja e sulmuesit italian ndez rrjetin me fotot provokuese

5 Shkurt 2026, 11:02Lifestyle TEMA
FOTOT/ Mes modelimit dhe biznesit, ish-partnerja e sulmuesit italian ndez

Modelja hungareze Viktoria Varga duket se po shijon një kapitull të ri në jetën e saj pas ndarjes nga ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Graziano Pellè. Pas më shumë se një dekade së bashku, dyshja i dhanë fund lidhjes, ndërsa Varga i është përkushtuar projekteve personale dhe karrierës në biznes.

Krahas angazhimit në fushën e modës, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe punët e saj të fundit. Së fundmi, modelja ka tërhequr vëmendje me disa postime ku shfaqet duke promovuar koleksionin e saj të ri të veshjeve intime.

Në fotografitë e publikuara, Varga shfaqet me modele transparente dhe sensuale, të cilat, sipas saj, janë frymëzuar nga atmosfera romantike e Shën Valentinit. Postimet janë shoqëruar me komente nga ndjekësit dhe kanë marrë mijëra pëlqime në një kohë të shkurtër.

Pas ndarjes nga Pellè, Viktoria duket se po fokusohet gjithnjë e më shumë te biznesi i saj, duke kombinuar modelimin me promovimin e markës personale, ndërsa vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale./E.K

Lini një Përgjigje