Çifti më i famshëm i showbiz-it amerikan, Beyoncé dhe Jay-Z, po përballet me një valë reagimesh në rrjetet sociale, pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me çështjen e Jeffrey Epstein, ku përmendet edhe emri i reperit.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Beyoncé thuhet se ka humbur mbi 12 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa Jay-Z rreth 100 mijë, vetëm pak ditë pas daljes në publik të dokumenteve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Deri në këto momente, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht.
Në dokumentet e publikuara përmendet emri i Jay-Z në një deklaratë të paprovuar të një gruaje, e cila pretendon se një ngjarje e ndodhur në vitin 1996 lidhet me producentin Harvey Weinstein në rezidencën e Jeffrey Epstein në Florida. Sipas formularit të FBI-së të vitit 2019, gruaja ka deklaruar se Jay-Z ndodhej në ambient në kohën e ngjarjes. Këto pretendime nuk janë verifikuar dhe nuk përbëjnë akuza penale, ndërsa dokumentet nuk përmbajnë padi apo ngritje akuzash ndaj reperit.
Megjithatë, përmendja e emrit ka mjaftuar për të ndezur reagime të forta në rrjetet sociale. Në platforma të ndryshme po qarkullojnë pretendime se disa figura të njohura të showbiz-it, përfshirë Rihanna dhe Kim Kardashian, e kanë hequr Jay-Z nga lista e ndjekjeve në Instagram, edhe pse deri tani kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë personazhet.
Analistët e medias theksojnë se ky rast tregon edhe një herë se reputacioni publik i figurave të mëdha është gjithnjë e më i ndjeshëm, veçanërisht kur ato lidhen, qoftë edhe indirekt, me çështje që prekin pushtetin, elitën dhe figura të diskredituara ndërkombëtarisht.
Jay-Z, i cili prej vitesh shihet jo vetëm si artist, por edhe si biznesmen me ndikim të madh, ka qenë shpesh në qendër të teorive dhe spekulimeve për lidhje me qarqe të fuqishme politike dhe ekonomike. Pikërisht kjo e bën reagimin publik edhe më të ashpër, ndonëse ligjërisht nuk ekziston asnjë fajësi e provuar.
Ndërkohë, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë asnjë njoftim të ri mbi përfshirjen e personave të tjerë në këtë çështje, ndërsa dosjet vazhdojnë të analizohen. Deri atëherë, ndikimi në imazhin publik të çiftit Beyoncé-Jay-Z mbetet i dukshëm, veçanërisht në rrjetet sociale, ku reagimi i publikut shpesh paraprin çdo vendim zyrtar.
po JAY - Z nuk njihet ne fakt.... do kete gabuar ajo gruaja.... ose jay -z ka vajtur per kafe tek J.E.
Aman ore Jay-Z , Beyoncé and Rihanna jane njerezit e duhur dhe nuk na cudit qe jane pjese ne shoqerine e kurverise se J.E nuk me habit prania e ketij llumi ne ato ambjente normale per ta....