FOTO: Pa filtra pa makeup, aktorja e njohur shfaqet krejt natyrale në festën e Oscars

12 Mars 2024, 10:54Lifestyle TEMA

FOTO: Pa filtra pa makeup, aktorja e njohur shfaqet krejt natyrale në

Pamela Anderson ka qenë e pranishme në festën e Oscars të organizuar nga Vanity Fair në Beverly Hills të dielën mbrëma.

Ajo zgjodhi një fustan me lule, u shfaq tërësisht pa grim dhe flokë të lëshuar.

Ylli i “Baywatch”, 56 vjeçe, ishte e shoqëruar nga djali i saj, Brandon Thomas Lee, në festën e mbushur me yje.

Fustani i saj, i cili ishte nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024, ishte i mbuluar me rruaza të ndërlikuara me një dizajn të verdhë me lule.

Aktorja është shfaqur pa grim për shumicën e paraqitjeve të saj të fundit dhe sesioneve fotografike.

Sa i përket Brandonit, i cili është djali i Anderson me ish-bashkëshortin Tommy Lee, ai u vesh me një kostum elegant.

 

1 Komente

  1. L
    Llazi

    me ne fund na pane syte nje njeri normal nga keto vip-at e tv.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje