Dje është mbajtur nata e ndarjes së çmimeve Oscar, ku ka triumfuar “Oppenheimer”.
Klemi Sinakoli, menaxher marketingu në Cineplexx, tha se filmi “Oppenheimer” dhe “Barbie” kanë qenë dy nga filmat e huaj që kanë shitur më tepër bileta në vendin tonë.
Por ai tha se në listën e katër filmave që kanë shitur më tepër bileta në vendin tonë.
I pari është “Në Kuadër të Dashurisë”, i dyti “5 Herë Jo”, ndjekur më pas nga “Barbie” dhe “Oppenheimer”.
“Ne në Top 4 kishim ‘në Kuadër të dashurisë’ dhe ‘5 herë jo’, ndërsa më pas vinte ‘Barbie’ dhe ‘Oppenheimer’”, u shpreh ai.
Kjo tregon shkallen e "civilizimit" te shoqerise tone
kjo eshte t'ja japesh vetes Bam!
1. Te quash luis ejllin aktor eshte ofendim per kinematografine. 2. Olta gixhari ka mbaruar per art por eshte artiste MEDIOKRE! 3. Ne kinema per luis ejllin, olten, boren apo mamaqin (donaldi pastaj vlen sa nje sufllaqe) shkojne vetem rob qe "libri" i vetem qe kane lexuar ne jete eshte ekrani i celularit ne aplikacionin Instagram. 4. Oppenheimer para se te jepej ne kinema u vodh nga cdo haker ne bote dhe eshte dhene pa fund nga shume kanale shqiptare perfshire dhe digitalb . Ama filmat e oltes luisit, bores dhe donaldit nuk i vidhte njeri se skishte njeri kureshtje per ti pare. S ja vlenin as per tu vjedhur. Nga ana artistike them, se leket me budallenjte e instagramit dhe tik tokut i ben ai film dhe cdo surrugato tjeter. E kshuu
Bravo Bravo bravo,stop degjenerimit te hollivudit.
po sigurisht
Hahahahaaaa po normal ky eshte niveli I Pizes ku jemi afer Sirise....tallavane e te pashkolleve do ndjekin jo Oppenheimer
Po natyrisht, kush pyet per art cilesor? Mjaft te shikojme Luizin dhe keta mrokllat e tjere qe ju duket vetja artiste, pa te tjerat vk..
Nuk është çudi, ky fakt reflekton nivelin mjeran të shoqërisë shqiptare. Nëse del në rrugë të pyesësh kush është Oppenheimer me siguri 99% nuk e dinë sepse kur venë në shkollë nuk mësojnë por kalojnë kohën duke u marr me llumin e llumit të llumit! Rrjete sociale etj!!!! Dhe çdo ditë dëgjojmë u vra, e vrau e të tilla gjëra.
Kur vipat vijne nga fshati , mos prit gje tjeter
Fakti qe dy filmat me te shitur jane shqiptare tregon edhe dicka tjeter, qe populli do filma ne shqip. Do filma qe lidhen me realitetin e tij. Prandaj kjo faze tranzitore do kaloje dhe jo shume vone do kemi (serish) filma cilesore shqiptare.