FOTO: Rita Ora shfrenon imagjinatën me kostumin xhins

4 Tetor 2022, 11:48Lifestyle TEMA

FOTO: Rita Ora shfrenon imagjinatën me kostumin xhins

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, njihet për stilin e saj të jashtëzakonshëm. E në postimet e fundit në profilet e saj në rrjetet sociale, ajo duket shumë stil dhe fansat e kanë pëlqyer shumë.

Krijuesja e hitit “The Poison” shfrenoi imagjinatën me një kostum xhins teksa shijonte një kafe herët në mëngjes, në një pushim nga orari i saj i ngjeshur.

Look-u i saj përbëhej nga një crop-top xhins, që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe një palë xhinse të çara në pjesën e ijeve. Sigurisht të jesh IN dhe e veçantë kërkon guxim dhe këngëtares nuk i mungon.

Nga ana tjetër, Rita Ora kishte vendosur një makeup minimalist teksa flokët i kishte bërë me onde.

Ndërkohë pak ditë më parë, këngëtarja e famshme vendosi të fliste më në fund për martesën e saj me Taiki Waititi. Ata i dhanë fund beqarisë në fshehtësi në fillim të kësaj vere.

1 Komente

  1. s
    super Rita Ora

    imagjinata e Rites me xhinset eshte mjerishte pashije por kontektsti o sexi ! gjithmon me ka pelqyer fantazia e koduar e Rita Ores jovetem ne veshje por edhe ne c'veshje ,damethon ... psh ne bikini e ne kte stil pantallonash qe jan damn atraktive . Eh...mi goce e

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje