Influencuesja e njohur italiane Taylor Mega ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave, këtë herë nga tribunat e turneut prestigjioz të tenisit Monte-Carlo Masters në Montekarlo.
E pranishme për të ndjekur nga afër ndeshjet e një prej eventeve më të rëndësishme të kalendarit ATP, modelja u shfaq në një formë fizike të shkëlqyer, duke rrëmbyer vëmendjen me elegancën dhe sharmin e saj karakteristik.
E njohur gjithashtu si një tifoze e zjarrtë e Juventus, Taylor Mega nuk kaloi pa u vënë re nga fotografët dhe publiku, të cilët fokusuan objektivat tek ajo gjatë gjithë pranisë së saj në tribunë.
Me stilin e saj të veçantë dhe prezencën karizmatike, ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një ikonë e bukurisë dhe modës.
për fat kisha syzet e djellit se do isha verbuar nga shkëlqimi i influenceres!!!
Jepini ndonje pice dhe nje pjat me macarona se duket si e burgosur politike.