Sofia Vergara duket se ka zgjedhur një mënyrë mjaft të nxehtë për të përshëndetur stinën e verës! Aktorja kolumbiane 52-vjeçare ka postuar së fundmi në Instagram një foto topless, teksa relaksohej pranë pishinës së shtëpisë së saj.
E shtrirë dhe me një buzëqeshje të qetë, Sofia shfaqet me të pasmet në fokus, ndërsa komentin që e shoqëron foton është i shkurtër, por shumë domethënës: “Llego el verano!” – ose “Erdhi vera!”, një frazë që ajo e ka përdorur edhe më parë në postime të ngjashme.
Fotoja provokuese nuk kaloi pa u vënë re – reagimet në rrjet ishin të menjëhershme, përfshirë edhe komentin e supermodeles Heidi Klum, e njohur për postimet e saj gjithashtu të guximshme. Ndjekësit e Vergarës kanë mbushur seksionin e komenteve me emoji zemrash, zjarri dhe komplimente për linjat mbresëlënëse të aktores.
Sofia Vergara, e njohur për rolin e saj në serialin “Modern Family”, vazhdon të ruajë statusin e një ikone të bukurisë dhe stilit në botën e showbiz-it. Me më shumë se 30 milionë ndjekës në Instagram, çdo postim i saj është i garantuar të bëjë zhurmë – dhe këtë herë, vera me të vërtetë “erdhi” në mënyrën më sofistikisht provokuese të mundshme.
Fuckinel, dukët si me qënë 20 vjeçë wow...
pith kardinal vellacko