Një incident ka ndodhur papritur gjatë koncertit të Beyonce në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër, pjesë e turneut të saj “Cowboy Carter”.
Gjatë këngës “Why Don’t You Love Me”, dy fansa janë përfshirë në një përplasje fizike pranë skenës.
Një burrë i veshur me kostum të zi kauboji sulmoi një tjetër person në turmë, duke shkaktuar panik në zonën VIP. Disa spektatorë tentuan të ndërhynin, por nuk është e qartë nëse stafi i sigurisë reagoi menjëherë.
Pavarësisht incidentit, koncerti vijoi normalisht dhe Beyonce nuk ka bërë asnjë koment publik për ngjarjen.
Lini një Përgjigje