Kim Kardashian punëson 10 kujdestare për fëmijët, pagat marramendëse bëjnë bujë

9 Qershor 2025, 09:33Lifestyle TEMA
Kim Kardashian punëson 10 kujdestare për fëmijët, pagat

Kim Kardashian nuk kursen aspak kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj fëmijëve të saj. Sipas RadarOnline.com, ylli i njohur ka punësuar një ekip prej rreth 10 kujdestarësh që kujdesen 24/7 për katër fëmijët e saj: North, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kanye West.

Burime pranë familjes thonë se Kim e ka thuajse të pamundur të përballojë e vetme gjithë angazhimet që mbart jeta e saj: xhirime, udhëtime të shpeshta, drejtimin e perandorisë së saj të bukurisë dhe modës, si dhe studimet në drejtësi. Për këtë arsye, ajo mbështetet te një ekip profesionist kujdestarësh, që punojnë me turne për të siguruar që çdo fëmijë të ketë vëmendjen dhe kujdesin që meriton.

Disa prej kujdestarëve paguhen deri në 250,000 dollarë në vit, një shumë që për shumicën konsiderohet marramendëse, por jo për Kim.
“Ajo beson se ia vlen çdo qindarkë për të mbajtur fëmijët të lumtur dhe të sigurt,” – tregon një burim për mediat. “Kjo i jep qetësi mendore dhe i lejon të fokusohet në bizneset që i sjellin fitime shumëfish më të mëdha.”

Për Kardashian, kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur ekuilibrin mes jetës personale dhe angazhimeve të saj të shumta, një luks që pak nëna mund ta përballojnë.

Lini një Përgjigje