Artistja Bebe Rexha, një nga zërat më të njohur në muzikën pop dhe një figurë e dashur për publikun ndërkombëtar, ka ndarë një seri rrëfimesh personale në InstaStory që kanë prekur ndjekësit e saj në mbarë botën.
Bebe ka hapur zemrën për sfidat, padrejtësitë dhe betejat e brendshme që ka përjetuar gjatë karrierës në industrinë muzikore.
“Kohët e fundit kam menduar shumë për rrugëtimin tim në muzikë. Dashuria ime më e madhe në jetë ka qenë të shkruaj këngë dhe t’i performoj ato. Por diku gjatë rrugës, gjithçka pushoi së qeni e thjeshtë”, shkroi ajo në fillim, duke treguar një reflektim të thellë për fillimet dhe ndjesitë e saj të hershme artistike.
Ajo vijoi më tej:“Gjithmonë kishte shumë ‘kuzhinierë në kuzhinë’. Shumë opsione. Dhe unë jam pjesërisht fajtore sepse doja të kënaqja të gjithë. Vetëm doja të fitoja, por e humba veten. Kur përpiqesh të ndjekësh ‘hite’, e hollon identitetin tënd”.
Në një tjetër shkrim, Bebe tregoi më shumë për pasojat emocionale që kjo situatë pati tek ajo: “U dekurajova. U ndjeva e heshtur. U dorëzova. Edhe pse ndjej se fansat e mi më besnikë e kanë kuptuar çfarë po ndodhte”.
Një nga deklaratat më të forta ishte ajo ku ajo fliste për padrejtësitë që artistët përjetojnë shpesh pas dyerve të mbyllura: “Ka pasur raste kur jam ndier e anashkaluar. Më kanë mbajtur pas. Qëllimisht.
Jo për shkak të talentit apo përkushtimit tim, por për shkak të politikave. Sepse nuk kam ledhatuar egot. Sepse isha ‘e vështirë’, vetëm pse mbroja veten time. U ndëshkova për vite”.
Duke folur për artistët që nuk kanë fatin të rikthehen, ajo shtoi: “Ajo që më thyen zemrën janë artistët që heshtën ose u lanë mënjanë – dhe disa prej tyre nuk kthehen më kurrë”.
ik mi drane se ma shpife. E vetmja e talentuar dhe trendi me origjine shqipetare eshte Dua Lipa.
Kujdes xha Sulo, sta paska var Bebeja mo qerrata, po e kemi goxha cupe mo, ca llafos dhe ti.
Si thithlop
Mmmmuuuuuuuuu !