Kanye West ‘mërzitet’ nga grindja mes Musk e Trump: “Vëllezër, ju lutem jooo!”

6 Qershor 2025, 15:45Lifestyle TEMA
Kanye West ‘mërzitet’ nga grindja mes Musk e Trump:

Në mes të një përplasjeje virtuale mes dy figurave më të fuqishme të botës — Elon Musk, njeriu më i pasur, dhe Donald Trump, presidenti i SHBA-ve — ka ndërhyrë edhe Kanye West.

Reperi i njohur, i cili njihet për qëndrimet e tij shpeshherë kontradiktore dhe përkrahjen e hapur ndaj Trump, ka reaguar ndaj grindjes që po ndodh në rrjetin X (ish-Twitter).

“Vëllezër, ju lutem joooo”, shkruan West në një koment në profilin e Musk, duke shtuar një emoji me dy njerëz që përqafohen dhe përmbyllur mesazhin:

“Ju duam shumë të dyve.”

Kujtojmë që West është përballur shpesh me kritika për deklaratat e tij, përfshirë ato me përmbajtje antisemitike. Megjithatë, duket se këtë herë ka zgjedhur rolin e paqebërësit mes dy titanëve të botës politike dhe teknologjike.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    USA e meriton kete treshe.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hiii

      Ky eshte Vrenozi i zi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje