Vapa përvëluese boshatis plazhet dhe atraksionet turistike në Dubai

6 Qershor 2025, 11:48Lifestyle TEMA
Vapa përvëluese boshatis plazhet dhe atraksionet turistike në

Me rritjen e ndjeshme të temperaturave në Emiratet e Bashkuara Arabe, plazhet dhe vendet turistike të Dubait  zakonisht të mbushura me turistë po bëhen gjithnjë e më të qeta. Kjo rritje shënon fillimin e një vere përvëluese që pritet të detyrojë shumë banorë të qëndrojnë brenda për t’i shpëtuar të nxehtit.

Edhe atraksione të njohura si Kopshti i Mrekullive në Dubai po përjetojnë një rënie të ndjeshme të vizitorëve krahasuar me muajt e ftohtë, kur qyteti mbetet një nga destinacionet më të kërkuara.

Shumë banorë planifikojnë të largohengjatë muajve të verës për të shmangur temperaturat ekstreme. Melaniia Zviahintseva, një shtetase ukrainase që jeton në Dubai, thotë:

“Sa herë që kam mundësi, largohem nga Dubai gjatë verës sepse sot është rreth 37°C, por shumë shpejt do të arrijë 47 apo edhe 50 gradë. Nëse njerëzit kanë mundësi t’i shpëtojnë kësaj vape, duhet ta bëjnë. Megjithatë, gjatë dimrit ky është një vend i mrekullueshëm.”

Ndërkohë, disa banorë përpiqen të përballojnë vapën duke frekuentuar plazhin në orët e mbrëmjes, pas perëndimit të diellit.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve ka lëshuar një alarm për motin, duke paralajmëruar për temperatura të larta dhe duke u bërë thirrje banorëve që të marrin masa paraprake.

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të shpeshta, shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale.

4 Komente

  1. p
    pordhe me rigon........

    citjoneziu me Adidas (turistave): buyrum m'bektosh state,ketu jena fresk...... gezuar kurbon Bayrom!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Mos, si do ja bejne tani eskortat shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gunnar

        vende te qelbura e te prapambetura ,as kanalizime skane idiotet i heqin fekalet me kamione septikë.....injorante te pashkolluar qe ushqehen ne kurriz te indianeve ,pakistanezeve,bangladeshasve etj etj dhe qe sju garantojne asnje te drejte njerezore .....turp per ata qe cojne para ne keto hale njerezore ....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Black Jack

          Drejt ????! Po kujt ti thush se , Dubai qytet artificial qe menaxhohet nga dallkauket milioner qe ju ka ren per risk

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje