Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se vjen si rezultat i përplasjes gjithnjë e më të thellë me themeluesin e kompanisë, Elon Musk.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, makina e kuqe elektrike, që Trump së fundmi e bleu në një përpjekje për të ndihmuar promovimin e kompanisë së Musk, ka qëndruar e parkuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë pa u përdorur.
Në një deklaratë për CNN, Trump u shpreh: “As nuk po mendoj për Elon. Ai ka një problem. I gjori ka një problem.” Ndërsa për ABC News, ai e përshkroi Musk-un si “njeriu që ka humbur mendjen.”
Trump, i cili ka qenë mjaft aktiv në platformën e tij Truth Social, nuk ka bërë ende asnjë postim të drejtpërdrejtë për Musk, megjithëse komentet e tij për mediat flasin qartë për një ndarje të prerë mes dy figurave të njohura amerikane.
Nuk dihet ende nëse makina do të dalë në ankand apo do t’i shitet një koleksionisti privat, por shitja e saj pritet të tërheqë vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të vlerës së saj materiale, por edhe për simbolikën politike që përfaqëson.
Ehhhhh mo Bufi kenetes as nje débil si Trapi nuk ta hoqi tatuazhin non grata
Bufiii ilacet he te keqen se po flet percart
Tema, në titull thoni që ja ka dhuruar, në brëndësi të asaj që shkruani thoni "...që Trump së fundmi e bleu në një përpjekje për të ndihmuar promovimin e kompanisë së Musk.." Natyrisht, ky nuk është një lapsus i rastësishëm, ju tashmë e keni kthyer në normë gënjeshtrën ndaj atyre që urreni. Kjo tregon raportin që ju keni si njerëz dhe si gazetë me të vërtetën.
O Loni. Ata nuk janë "gazetarë". Janë ANAL-FABETË. Ata cdo artikull që shkruajnë e bëjnë LAMSH.