
Një transgjinore ka rrëfyer se bullizuesit dhe varësia ndaj drogërave e kishin penguar të kuptonte gjininë e saj për 27 vjet përpara se të ndryshonte shtet dhe të dilte hapur në LinkedIn.
Lilly Cantino, nga Atlanta, Xhorxhia u rrit si mashkull dhe ngacmohej që ishte “pompoz” dhe “i shëndoshë” gjatë gjimnazit, shkruan “Daily Mail”.
“Ndihesha shumë keq, urreja trupin dhe veten time. Disforia gjinore të bën të ndiesh një depresion të thellë që mezi përshkruhet, jeta duket e pamundur”, tregon ajo ndërsa sqaron se disforia gjinore është mospërputhja midis trupit që je lindur dhe identitetit tënd.
29-vjeçarja thotë se është abuzuar fizikisht dhe emocionalisht. “Bullizuesit sajuan një emër ‘përkëdhelës’ që ishte Chad, më thoshin ‘ke gjoks të madh’, më urdhëronin të hiqja bluzen e të kërceja”.
Ndonëse vendosi të humbiste peshë kur ishte 14 vjeç dhe të shkonte në një kolegj në Minesota, kur bëri 18 vjeç, vijonte të mohonte identitetin e saj. Ndonëse shkolla ishte shumë liberale dhe kishte një komunitet LGBT, Lilly vazhdoi të shtirej se nuk i përkiste.
Më pas, nisi të vetëmjekohej duke konsumuar kanabis dhe më vonë mjeku i dha klonopin, prej së cilës krijoi varësi. “Më rekomanduan një lloj benzodiazepini për 17 vjet për somnambulizmin dhe më bëri zombi. Duhej të largohesha ngadalë pasi nëse e ndërpret menjëherë, mund të të vrasë. Prej tre vitesh jam esëll prej kanabisit dhe benzodiazepinëve”.
Pas kësaj, Lilly nisi të merrte pjesë në luajtjen e roleve dhe kuptoi se ndihej mirë kur vishte rroba femrash. Tashmë ajo përdor emrin Lilly, të cilin e ka zgjedhur për shkak se e përdorte gjithnjë për personazhet e lojërave kompjuterike dhe doli hapur në një postim në LinkedIn ku arriti 4 milionë shikime.
Ajo paguan 530 Dollarë në muaj për shpenzimet mjekësore, ka kryer seancat e lazerit për të hequr qimet, të cilat kushtuan 8500 Dollarë dhe merr hormone femërore.
Tani Lilly po kursen para për të kryer shndërrimin final, ndryshimin e organit gjenital i cili është një operacion që kushton 60.000-100.000 Dollarë.
Klimax me ne fund e tregove identitetin bravo
Po c'na cani menderen me keta njerez te degraduar, kujt i plasi se e paska gjet identitetin Lilly, good luck to her and thousands of her sisterhood... Njerzimi po degradon duke i kushtuar vemendje ketyre rasteve ordinere qe s'perbejn as 0.001 te popullsise botrore, te cilet po i kundervihen dhe evolucionit njerzor dhe kerkojn t'ia imponojne shumices derrmuese te popullsise deri aty sa duhet te pranojm qe pervec meshkujve dhe femrave paska dhe krijesa me gjini te tilla, pra per konveniencen e nje pakice te shperfillshme ne duhet te pranojm se pervec mashkullit e femres ka dhe gjini te tjera, per te mos ofenduar keto degjenerata, tani nuk duhet te therrasim NENA por PRINDRI QE LIND, biles kane arritur deri aty sa qe shume vende te perendimit kane filluar to kalojne dhe ligje per te akomoduar kerkesat e nje perqindje mosperfillse te popullsise. Ruajna zot se ku po perfundojm me keta degjenerata. Njerzit po vriten ne luftra, femijet vdesin nga urija, te zinjt akoma trajtohen sikur te ishim akoma ne kohen e skllaverise dhe ne duhet te merremi me keto plehra.
Nqs me perpara te dukej vetja zombie tani je komplet shpifesire ti dhe ata qe te botojne ty si lajm