FOTOT: Brenda luksit të 11-vjeçares australiane, gëzon pasuri marramendëse nga kompania e saj e lodrave

13 Korrik 2022, 14:15Lifestyle TEMA

FOTOT: Brenda luksit të 11-vjeçares australiane, gëzon pasuri

Një 11-vjeçare është pronare e një shtëpie me një palestër të madhe dhe posedon makina me vlerë 193 mijë paund, pasi u bë milionere nga kompania e saj e lodrave, “Pixie Fidgets”.

Ajo është Pixie Curtis nga Australia, e cila tashmë mund të stërvitet në hapësirën e madhe të palestrës brenda shtëpisë së saj.

E mitura ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në “Instagram”, ku tregon zonën e saj të jashtëzakonshme të stërvitjes.

Kujtojmë se 11-vjeçarja ka krijuar një kompani lodra pak vite më parë me ndihmën e mamasë së saj, Roxy Jacencko. Lodrat u shitën në 48 orët e para.

Si pasojë, kompania fitoi më shumë se 200 mijë dollarë australianë në muajin e parë që u krijua.   

Ndërkohë në muajin maj të këtij viti, ajo lançoi së bashku me mamanë e saj, një markë aksesorësh për flokët, raporton “The Sun”.

 

Lini një Përgjigje