
Policia në Ibizia është në kërkim të personave që dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë mbi 2.5 milionë paund, në shtëpinë e pushimit të yllit të Paris Saint-Germain, Marco Verrati.
“The Sun” shkruan se hajdutët kanë hyrë në pronë në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa futbollisti i famshëm dhe familja e tij ishin jashtë. Përveç parave cash, ata thuhet se kanë marrë edhe ora e bizhuteri të shtrenjta.
Ngjarja në fjalë u raportua në polici të dielën dhe po hetohet nga Civil Guard, megjithatë deri tani ende nuk ka dalë dikush që të japë një koment rreth saj.
Sipas “The Sun”, shtëpia e Verratit besohet që të jetë në Cala Jondal në jug të Ibiza-s, aty ku Princi William dhe Kate Middleton kanë shijuar disa ditë pushime në banesën e xhaxhait milioner të Dukeshës.
Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë koment zyrtar nga futbollisti italian, i cili gjithashtu nuk ka publikuar asnjë foto apo video nga këto pushime në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje