FOTOT/ Këngëtarja shqiptare rrëfehet pas transformimit nga një vajzë seksi, tek kthimi në myslimane: S'marr burrë me disa gra

10 Korrik 2022, 17:06Lifestyle TEMA

FOTOT/ Këngëtarja shqiptare rrëfehet pas transformimit nga

U bë e njohur në skenë me këngë dhe me linja trupore, por shumë shpejt Shkëndije Mujaj u pendua dhe u mbulua.

Tashmë fansat e saj nuk mund të shohin hiret e këngëtares kosovare si dikur me foto të nxehta. Ajo vjen në një bisedë për “Panorama Plus” ku tregon arsyen pse u mbulua, si e do bashkëshortin, a do martohej me një sheik, si e kupton ajo seksin dhe shumë gjëra tjera.

Nga fotot e nxehta te shamia, pse erdhi ky transformim?

Ky transformim ndodhi me vullnetin e Zotit, i cili më mundësoi të kuptoja rolin tim në botën kalimtare.

Fillimisht hyra vetëm të testoj Islamin dhe mendova do të provoj me Namaz, nëse ndryshon diçka brenda meje, i bie se është fe e vërtetë. Duke mësuar, duke vepruar, hap pas hapi duke i zbatuar rregullat pjesërisht, duke përjetuar një transformim dhe ngritje shpirtërore u binda edhe pse ka zgjat rreth 15 vjet, nuk ishte vendim i shpejtë dhe jam shumë falënderuese ndaj Zotit.

Kur i sheh sot fotot e nxehta, a ndjen turp, inat, pendim?

Unë e kam një tjetër shikim nuk di as vetë çfarë ka ndodhur sikur jam me një tjetër botë, kur i shoh fotot thjesht më vjen gjynah. Natyrisht se pendim, po edhe Zoti e di se unë s’i kam bë me qëllim, thjesht ajo ishte për mua jetë normale sikur që është për gjithë të tjerët, që nuk janë akoma të udhëzuar.

Si po shkon jeta si besimtare e devotshme?

Elhamdulilah. Falënderimi i takon Zotit që më mundësoi të shijoja rolin tim si shërbëtore e Zotit, për atë çfarë më ka krijuar të njoh atë, të adhuroj, të dashuroj, nga njëherë më duket pak koha se ndjej aq lumturi dhe përkujdesje. Nga njëherë mendoj se nuk më duhet askush dhe Allahu më mjafton plot emocione.

Ke menduar të martohesh me një sheik?

Hmm, nuk e di, çne kjo pyetje? Nuk mjafton të jetë vetëm sheik.

Si i shikon deklaratat e imamëve, që burrat myslimanë mund të marrin më shumë se një grua? Do të pranonte Shkëndija një burrë me disa gra?

Imamet para se të flasin për gruan e dytë e të tretë, le të rehatojnë të parën një herë. Se nuk kanë kapacitet as për një grua e lëre me të dytën e tretën. Deklarata për të marrë gruan e dytë pa e pyetur të parën nuk qëndron fare. Zoti nuk i bën padrejtësi askujt dhe do të ishte detyrim dhe pakënaqësi të qëndronte e para ose të detyrohet të qëndrojë në një martesë te palumtur. Gruaja ka të drejtat e barabarta si burri.

Epërsia e vetme e burrit është vetëm se duhet të furnizojë atë materialisht. Kjo varet edhe prej marrëveshjes që e bëjnë në kontratën martesore. Nëse ajo e kushtëzon në kontratë para se të martohet se duhet të divorcojë të parën, atëherë ai duhet t’i përmbahet, por ka edhe përjashtime dhe shkon sipas marrëveshjes.

Madje, gruaja ka të drejtë të kërkojë divorc edhe nëse nuk është e kënaqur me burrin do të thotë është absolutisht e lirë të vendos po natyrisht jo pa arsye sepse ndarja është e lejuar por e urryer tek Allahu andaj duhet pasur kujdes. Unë nuk e parapëlqej as të martuar, as të divorcuar dhe as të ketë fëmijë, por Allahu Alem sprova do kemi në vazhdimësi.

Si e mendoni faktin se një burrë mysliman do të martohet me një grua të virgjër? A përbën problem për ju ky fakt?

Po të ishte aq i rëndësishëm nuk do të merrej njeriu më i ngritur dhe më i dashuri tek Allahu, Muhammadi Hatixhen për grua. Kush janë këta të tjerët, por e drejtë e çdokujt është të vendosë për veten e vet.

I ke mbyllur hesapet me famën si femër seksi në vend? A mendon se e ke humbur famën tani që je mbuluar?

Nuk ishte përzgjedhja ime, as synimi të marr një epitet të tillë. Nuk më ka interesuar kurrë fama. Thjesht kam jetuar ashtu siç e kam ndjerë, atë po bëj dhe tani.

Ka ndryshuar mendim Shkëndija për seksin tani që i ka hyrë rrugës së fesë?

Nuk e kuptoj në çfarë aspekti, unë as vetë nuk po e dija çfarë mendimi kam pas për gjërat intime, por thjesht nuk ia vlen me dhënë të përjetshmen për të përkohshmen.

Tashmë si besimtare e devotshme, si do ta përkufizonit seksin?

Ashtu siç edhe Zoti thotë, shijoni atë çfarë ua kam lejuar dhe mos i kaloni kufijtë, sepse ai që kalon kufijtë të dijë mirë që i ka bërë vetës padrejtësi, kjo do të thotë se intimiteti me status dhe ashtu siç e ka lejuar Zoti është hallall dhe i bekuar.

17 Komente

  1. N
    Nga Eresira

    Nuk lahet muti me shurre oj cuce….

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      SHkendija eshte vajza me bythet me te bukura ne Ballkan, dhe rezik ne Europe Eshte super seksi Shkendija duke u vesh keshtu , do pjerdhi mendjen Muhametit, do e fus Muahmutin ne mekat Kam folur njehere me kete shtrige online, dhe na eci muhabeti por ishte shume larg dreqi ....

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janulla

        C lidhje kan kto me fejen Islame, mir do ishte t varnin nga nhe kryq 5 pellembe, Evropi do i futej n BE oer 24 or. Kshtu edhe „ Muslimane“ edhe lavire, nuk shkojn as ne Evrop as ne Parajse.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arta

        ju lutem gazetarëve shqiptar mos u jepni hapësirë l.vireve! A nuk po ka shoqëria shqiptare tjera probleme më të rëndësishme se sa të merret me tipen si kjo.

        Përgjigjjuni
        1. l
          loni nga Divjaka

          Arta. Nese ajo ka qene lavire ka qene sepse ashtu e kuptonte jeten. Sot ajo ka ndryshuar menyren e jetes dhe ben nje jete komplet tjeter. Ke te drejte kur thua se shoqeria shqiptare ka probleme me te rendesishme, por nji nga preoblemet me kryesore te shoqerise sone eshte degjenerimi i rinise shqiptare, tek e cila varet e ardhmja e familjes nga e cila percaktohet dhe e ardhmja e kombit. Rastin e kesaj kengetareje ti duhet ta shfrytezosh ne te mire te tjereve dhe jo ta denigrosh ate si lavire, sepse te kthehet si bymerang : nje njeri i mire kurre nuk i shan te tjeret.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pordhe me rigon.....

          Haneme e shurrosur...... allah uakbar.

          Përgjigjjuni
          1. n
            nord.al

            Ja paskan hequr truein te shkretes. Sa me dhimset.

            Përgjigjjuni
            1. tani mua më duket si të me të meta mendore

              Kjo tani duket me të meta mendoje. Po Muhammad Ka pase disa gra dhe me të Rene 9 vjeqe një pedofile i mirefillte

              Përgjigjjuni
            2. L
              LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

              Q@u ti q@u, po gomari im e piu! Nuk vë bast më gomarin se e humba një krriç me një si puna jote.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prifti i varfer ortodoks

                Eshte kthyer ne virgjereshe e shenjte.Sa mbulohesh,riparohet gjithecka.Shikojani buzet,si bythe e priftit,kane pas thene andej nga jugu .

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fushabiolog

                  Mos hyni në gjynahe se të fshehtën e di ALLAHU. Kush bën të këqija do e marrë dënimin nga ZOTI në të dyja botët.AI ALlAHU është mëshirues i MADH ,99 mëshira i ka mbajtur për vete dhe një mëshirë e ka zbritur në dynja (botën tonë) ,me të cilën të gjitha qeniet e gjalla mbrojnë e ndihmojnë njëri tjetrin dhe të vegjëlit e tyre. Ata që kanë mend të meditojnë.!?.

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vranakonti

                  Qenka komplet budallacke. Per cfare i duhet feja muslimane asaj? Perse i duhet mbulesa, per te nxir jeten? Hajde tutkune hajde,!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nahavi

                    Sipas gjitha gjasave kjo zonjusha edhe se nuk kupton fare nga besimi ka qellime djallzore

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      aleks

                      une ve bast qe kjo vajze qe kur u fut ne thes, nuk vesh me breke, ujku qimen e ndron por zakonin nuk e haron.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Haku

                        Kur je e keqe, te shajn e te bejn lanet, kur kthehesh e kerkon te behesh njeri i mire, te shajn e te lincojn edhe me shume. Shoqeri shkerdhatash qe jemi. Po pse spaska njeriu te drejt te pendohet e i ti kthehet normalitetit. Po ju te ndershmit, qe jeni te mbaruar e nuk i ikni dot veseve, pse ju duket e cuditshme qe dikush u largua nga veset e kqia. Sa njerez njohim qe kan lene veset, bixhozin alkolin cigaren kurvllikun... jan martuar e jane bere njerez te nderuar. Per me teper kjo vajza po thot nje gje te vertet, qe e ka ber jeten ashtu sic e ka bere se ashtu e njihte realitetin ashtu si edhe ne, qe ndoshta normale ishte qe te shkerdhenim cdo vajze te bukur qe shihnim. Por ja qe paska qen gabim. Njeriu duhet ta kthej gishtin njeher nga vetja vet, pastaj te gjykoj te tjeret. "Kush eshtpa mekate, le te hedh gurin i pari" ka thene Jezusi. Keshtu mjaft me sharje e ofendime, se thjesht tregoni dobesine tuaj, ne te larguarit nga veset e qelbura. Yytttt... V.k

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vang

                          VETULLAT ,QEPALLAT DHE BUZET E FRYRA FALCE NUK TE BEJNE MYSLYMANE. Eshte nje kolpo per te terhequr vemendje,nje kurth.Nga ana tjeter nuk eshte virtyt te vesh nje shami ne koke.Virtyt eshte te jesh njeri i ndershem,ta nxjerresh buken me pune te ndershme dhe te luftosh per te miren dhe emancipimin e shoqerise.Se dashke te quhesh myslimane eshte puna jote dhe as qe i intereson askujt pervec hoxhes se xhamise ku shkon apo dikush qe mund te sponsorizoje.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jetmira Ibro

                            Më vjen keq që e vendos këtë në internet, por nuk kam zgjidhje tjetër veçse të përmbush premtimin tim ndaj Dr.WAVA, magjistarit të fuqishëm që më ndihmoi të rikthej ish-burrin tim, i cili ishte larguar tashmë prej dy javësh pa i thënë lamtumirë. mua. një eksperiencë kaq e dhimbshme për mua sepse ai është dashuria ime e parë dhe jeta ime sillet rreth tij, por kur ai më la për një zonjë tjetër, ndava lot dhe u përpoqa çdo gjë për ta harruar, por thellë në zemrën time, ne e ushqejmë kaq shumë pavarësisht vuajti dhimbjen që më shkaktoi. Një mbrëmje besnike lexova një koment për Dr.WAVA, një magjistar i fuqishëm që mund të ndihmojë në kthimin e një ish-dashnori ose ribashkimin e një shtëpie të prishur dhe më shumë, në fillim ishte si një shaka sepse nuk besoja kurrë në magji. dhe Dr. WAVA më dëshmon veten duke e sjellë burrin tim në shtëpi pas tri ditëve të magjisë së tij të dashurisë ndaj burrit tim. faleminderit Dr. WAVA që më bëtë sërish një grua të kompletuar dhe që më ktheve të dashurin tim të humbur, do të vazhdoj ta ndaj këtë me të cilin mund të jetë e rëndësishme të rregullosh gjithçka në një martesë, në vend që të ndash lot ose të kalosh përmes kontakteve të rënkimit Dr. WAVA në adresën e tij të email-it të kontaktit më poshtë [email protected] ju gjithashtu mund ta WhatsApp në 66992602953 Ju urojmë fat juve që e bëni këtë provë.https://www.drwavaofspirituallovespells.com/

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje