FOTOT/ Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid fotografohen sërish së bashku

20 Nëntor 2022, 14:28Lifestyle TEMA

FOTOT/ Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid fotografohen sërish së bashku

Romanca mes aktorit Leonardo DiCaprio dhe modeles Gigi Hadid duket se po bëhet më intensive pasi dyshja u fotografuan duke dalë nga një restorant.


Ata kishin dalë për darkë në Neë York. Çifti i trembur nga kamera, të cilëve iu bashkua edhe një shoqe e DiCaprios, u përpoqën të fshiheshin nga paparacët.

Aktori kishte veshur atlete, xhinse të zeza, një pallto si dhe një maskë që fshihte pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Edhe Hadid përdori një shall të kaltër që e përdori për të mbuluar fytyrën e saj.

DiCaprio u nda me të dashurën e vjetër Camila Morrone në Gusht vetëm një muaj pasi modelja mbushi 25 vjeç. Hadid ka qenë më parë në një lidhje me ish-këngëtarin e “One Direction”, Zayn Malik.

Çifti filloi të takohej në vitin 2015, duke mirëpritur vajzën e tyre Khai pesë vjet më vonë. Megjithatë, dyshja u ndanë në Shtator 2021, mes akuzave se këngëtari kishte gjuajtur me shuplakë nënën e modeles, Yolanda Hadid në mes të një zënke.

1 Komente

  1. E
    Elvis Naçi

    Allahu e djegte në zjarrin e Xhehnemit kete Gigi Hadid-in dhe nënën e baben e kësaj, e cila pasi u divorcua me një mysliman si Zayn Malik shkon e merr këtë qafirin e Leo Di Caprios. Inshallah Allahu e udhëzon Di Caprio të kthehet në fenë islame. Amin, Amin, Amin

    Lini një Përgjigje