Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit për markën SKIMS, duke pozuar me një set të bardhë të të brendshmeve në një foto të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë në Instagram.
Bukuroshja 28-vjeçare shfaqet duke pozuar anash, ndërsa format e saj dhe barku i tonifikuar janë në qendër të fotosesionit, shkruan Daily Mail.
Ajo u prezantua zyrtarisht si ambasadorja më e re e SKIMS më 11 shkurt, duke u bërë fytyra kryesore e fushatës së fundit “Everyday Cotton”. Javën e kaluar, Jenner e konfirmoi bashkëpunimin edhe në rrjetet sociale, duke shkruar: “Unë për pambukun e përditshëm të @skims”.
Në postimin e publikuar nga marka, thuhej se koleksioni i ri sjell një linjë moderne me reçipeta dhe të brendshme, të konceptuara për përdorim të përditshëm.
Fansat kanë reaguar me entuziazëm në komente, duke e quajtur Kylie-n “më tërheqëse se kurrë” dhe duke e vlerësuar fotosesionin me emoji zjarri.
Kjo paraqitje në Instagram vjen pak kohë pasi Kylie Jenner bëri debutimin e saj si aktore në një dokumentar satirik për turneun e Charli XCX, duke shënuar një tjetër hap në zgjerimin e saj përtej botës së modës dhe rrjeteve sociale.
Ore kur u be milionere kjo?Para dy javesh ju thate se eshte miliardere.?