
Naya Fácil një modele e njohur nga Kili që vizitoi shtëpinë-muzeum të Anne Frank gjatë një udhëtimi në Amsterdam tha se mbeti e shokuar nga masa e saj, duke thënë se Anne ‘jetonte shumë më mirë nga sa jetojnë njerëzit sot’.
Fácil, e cila ka miliona ndjekës në rrjet, tha se ishte shokuar nga madhështia e shtëpisë së shekullit të 17-të të Anne Frank në kryeqytetin holandez, ku më pas familja e saj ishte fshehur në bodrum për t’i shpëtuar nazistëve.
Teksa komentonte fasadën e shtëpisë, modelja 26-vjeçare e rrjeteve sociale tha për 2.4 milionë ndjekësit e saj: “Kjo ishte shtëpia e Anne Frank, gjysmën e të cilës ajo e kishte për vete. Ajo jetonte shumë më mirë nga sa jetojmë ne sot. Kjo është shtëpia e saj, dhe këto janë shtëpitë e tjera”.
Anne ishin fshehur në bodrumin e shtëpisë së tyre buzë kanalit për dy vjet para se të kapeshin nga Gestapo në vitin 1944, sipas të dhënave historike. Anne më pas kishte vdekur në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në fillim të 1945, në moshën 15 vjeçare.
Postimi i Naya silli reagime të përziera në faqen e saj ndërsa komuniteti hebre i Kilit nxiti modelen të merrte në konsideratë informacionet me simpati e respekt.
Kjo gomarice duhet te futet ne nje kamp perqendrimi si ato te nazisteve qe te jetoje me mire.
LAJM ESHTE KJO? mos na vidhni kohen ju lutem, jepni pak respekt vetes.
Epo idioti brina nuk paska!
Kjo lope s'mund te quhet modele, se si paska mijra ndjkes zoti e di se c'shohin tek kjo idiote, pa permendur "perlat" qe nxjerr nga goja. Fatkeqesisht ky eshte realiteti i sotem, idiot, njerez te paedukuar e pakultur me nje celular fillojn t'i tregojn botes se si duhet jetuar, c'eshte e moralshme dhe e drejt dhe te japin mend me ato 2 gram qe kane...