
Teksa hyn në ambientet e COD në Kryeministri përfshihesh nga errësira dhe misteri duke u përballur me një përbindësh uji. Duket sikur është fazim, në fillim vjen pjesa e peshkut, më pas vjen pjesa mekanike apo ajo e bishës dhe duket sikur avash-avash, me prerje të ndryshme të cilat ndodhin në hapësirë, mund të futesh brenda kafshës së stërmadhe. Më tej, vjen salla më e vogël, aty ku zë fill vertebra dhe është e lëvizshme. Lëvizja aty brenda jep në njëfarë mënyre formën e kësaj kafshe të madhe që nuk noton aty, por lëvizja mekanike të jep përshtypjen që është një gjë që gjallon.
Ky është Leviatani, një përbindësh i nënujit që është përmendur për herë të parë në Testamentin e Vjetër Biblik, një krijesë mitologjike, por njëkohësisht edhe si simbol i fuqisë së madhe krijuese të Zotit dhe një bishë demoniake e aftë të vrasë. Më vonë filozofi Thomas Hobbes do ta sillte Leviatanin si një metaforë e luftës për pushtet.
Duke e quajtur si një temë aktuale, skulptori i njohur, Ergys Krisiko e risjell Leviatanin në një rrafsh tjetër, atë artistik, nëpërmjet ekspozitës së rrallë, “Leviatani mekanik”, të çelur në qendrën COD në Kryeministri.
Errësira që shoqëron ekspozitën shton akoma më shumë misterin e simbologjisë së kësaj trinie. Leviatani duket sikur kërkon të pushtojë të gjithë hapsirën, duke lënë pak vend për lëvizje dhe duket sikur e bën vizitorin të ndihet i vogël përballë kësaj skulpture kaq të pranishme.
Ekspozitën që të ndërmend një skenar mitologjik e plotësojnë përbindëshi që ka pushtuar dy sallat në ambientet e COD dhe tre kuajt në hyrje të institucionit. Kuajt që janë jashtë duket sikur janë antagonizmi i gjithë kësaj që ndodh aty brenda.
“Leviatani jashtë sfondit fetar është trajtuar nga filozofë të ndryshëm, ndër to dhe Thomas Hobbes që e ka risjellë Leviatanin si një metaforë e luftës për pushtet, e cila është një temë mjaft aktuale. Leviatani simbolizon luftën për pushtet, apo edhe vetë pushtetin… ama varet se si e percepton atë, për mua burimi i pushtetit është votuesi, pra populli”, shprehet Krisiko.
Duke qenë se lufta për pushtet sa vjen e ashpërsohet, Krisiko thotë se “kjo nuk ka qenë e nuk është kurrsesi një temë e vjetruar, ajo është e çdokohshme, e sidomos në botën politike të 2022, kur fantazia nuk ka forcë të sfidojë realitetin”.
Përbindëshi vjen krejt i vetëm në këtë ekspozitë, pavarësisht madhështisë së tij, nga njëra anë i frikshëm, por i padëmshëm.
Tre kuajt e vendosur në hyrje të Kryeministrisë, që përbëjnë të parën tablo, Krisiko thotë se janë pjesë e të njëjtit peizazh dhe është e qartë se ata nuk kanë frikë nga Leviatani.
“Kuajt janë krijesa shumë inteligjente dhe janë simbol i vendosmërisë, durimit, lirisë dhe fisnikërisë në shumë kultura, ndaj vendosja e tyre jashtë ndërtesës së Kryeministrisë e shtyn këtë eksperiencë përtej fizikes, duke i dhënë nota filozofike dhe duke e nxitur vizitorin të ngrejë pyetje mbi qëndrimin e tij ndaj përbindëshit, nëse duhet t’i trembet apo t’i afrohet. Ama nëse i shohim kuajt me kujdes, ata qëndrojnë krejtësisht të paqtë jashtë dyerve të COD”, vijon Krisiko.
Ana e errët e kësaj bishe demoniake, që filozofi Thomas Hobbes e lidh me pushtetin e skulptori Ergys Krisiko me Kryeministrinë, të çon deri tek aftësitë vrasëse.
“Vepra është ekspozuar brenda një ndërtese që mbart kaq shumë histori, siç është Kryeministria, madje ekspozita mund të shërbejë si një bashkësi lentesh të ndryshme për qasjen ndaj kësaj ndërtese, duke e lënë vizitorin të lirë për ta përjetuar në mënyrë subjektive dhe personale këtë eksperiencë; ajo mund të shihet në tërë veshjen e saj historike, të ndërveprohet me të përmes Leviatanit”, vijon Krisiko.
Krisiko me këtë ekspozitë jo të zakontë e lë të lirë publikun të ndërveprojë e pse jo të krijojë edhe njëfarë kureshtjeje nëse kjo ndërtesë është një kafaz për Leviatanin, apo është rob i tij.
“Është ndërtesa që e ka robëruar Leviatanin e futur në kafaz, apo është vetë Leviatani që e ka mbërthyer atë? Po Leviatani kush është? A duhet druajtur prej tij? Publiku mund ta interpretojë në mënyra të ndryshme”, përfundon Krisiko.
Ekspozita “Leviatani Mekanik” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 15 prill./si/
Sapo u përballa më fjalën avash-avash, e ndërpreva leximin.
Te dhjefsha m'u ne artikull. Perse na hyn ne pune ky shkrim neve?
Nje pyetje kam - pse nuk behen keto ekspozita tek Galeria e Arteve, e cila eshte lene ne meshiren e fatit? Beni ne KM cfare duhet te beje kryeministria, mos u merrni me gjera anesore!
Ne Parlament,Kryeministri,Presidenc dhe Keshillin e lart te drejtesis nuk mund te behet gjithcka. Ka nje protokoll shteteror qe ndalon aktivitete te cilat jane te papajtueshme me rrolin kushtetues qe ato kane. Mund ti mbushet mendja qe Rama te organizoj edhe dasme .... ne kryeministri.
Kuajt para KM o rrota kari , ku i gjetet trut ju mor Stalliere te dhjere Vetem nji tru Bajge mundet te bej te tilla idiotizma late name para Botes o rrota kari ,si s'ju vjen marre me te tilla karikatura
Galeria e Arteve eshte ne rikonstruksion.
Ka emer autori, apo vendoset dhe ju te beni nje nga ato anonimet?
Eshte e marre nga nje media tjeter.
Perbindeshi brenda ne Kryeministri..Gjejeni per cilin e ka fjalen autori?
Ky lloj ekspozimi nuk duhet te ekzistoje dhe as duhet te mendohej te ishte mbrenda kryeministrise. Asnjeri nuk tha gje pe rinovimin dhe mjaft ndryshime pozitive qe beri ekipi i Edit pasi e moren kryeminstrine sic jane salla e hartave, apo koleksioni i dhuratave etj por ky ekspozime i panatyrshem nuk duhet vene ne kryeministri. Ergys Krisiko do ishte mire ti ngjante babait te tij nese eshte djali i tij Profesor Kico Krisikos nje relievist dhe skulptor i mrenjohur shqiptar.
Kur te mesoni te shkruani atehere flisni per te tjeret. Megjitheate do tju sugjeroja te mos krahasoni njerezit me njeri tjetrin, pasi Ergys Krisiko eshte me modern se i ati i tij, Kristo Krisiko. Mendimi per nje veper ne kryeministri ishte shume i mire pasi Shqiperia po harron cfare eshte arti.
Ti trestela po korigjon gabimet e shpejtesise. Meru me permbajtjen.
Po kini te drejte te vendosni brenda Kryeministrise perbindesha uji ne forma peshku e balene, ne forme korbi e ciklopi,sepse e kini te drejten tuaj . Gjithashtu edhe kuaj e gomere,sepse perseri kini te drejten tuaj, por,por ,mos harroni se ajo ndertese kishte nje perbindesh me dy kembe ,kishte dhe nje rrethim me hekura ku ruhej shpella e perbindeshit. Pa u futur brenda perbindeshi i shtru per toke , jo nje ,por 4 qytetar. Ka rrezik se edhe ata kujt aty ne bulevard do ishin palosur,sepse edhe bulevardi ne kohen e pebindeshit kishte rregullore,sipas atij ,pa as e kishim degjuar e as e kishim lexuar nje rregullore bulevardi... Po ju vazhdoni vazhdoni se iku perbindeshi dhe po uluret qe te vije perseri e do ta shikojme se sa do vendosni brenda perbindesha....
Keshtjella e Edi Pashe Surrelit eshte prone e feudalit te madh dhurate nga Mussolini.Ndaj dhe e imiton dhe interpreton ne menyre perfekte.Dhe si prone private mund te trajtohet si i do qejfi pronarit-salle karikaturash,salle pikturash,salle ekspozitash,fusha basketbolli dhe jashte,perpara ,pista e kuajve te Edi Pashes.Pra protokolli i trajtimit te hapesirave ne keshtjella behet nga pronari,jo nga sejmenet
Despotët gjatë gjithë historisë njerëzore kanë treguar se e kanë patur të nevojshme herë pas here të bëjnë diçka jashtë normales, për të parë reagimin e turmave. Nëse turmat heshtin dhe përpara marrëzive që ata manifestojnë, për despotët kjo do të thotë se punët i kanë mirë pasi letargjia masive aq e nevojshme për sundimin e tyre ka gllabëruar totalisht dëshirat për liri dhe drejtësi.
Më thënë të drejtën, unë isha vjet për vizitë në atë hollin e kryeministrisë, ishte shumë bukur të hyje e të ndjeheshe e mirë pritur nga një cicerone që më buzëqeshje të uronte mirëseardhjen. U kënaqëm duke parë me kërshëri atë ç’ishte ekspozuar në atë kohë. Unë ndjeva qytetarinë ku buzëqeshja ishte kryefjala. Dhe ishte mjaft spontane vajtja, me që kaluam në bulevard thamë të futemi. Me zemër falenderuam mikëpritësit! Provojeni dhe nuk do zhgënjeheni. Mos paragjykoni! Faleminderit për mirëkuptimin.
Shoh vetem komente negative dhe nuk e kuptoj pse, mos ndoshta edhe shqiptaret kane nxjerre kete bishe mitologjike brenda tyre? Besoj se po, pasi Shqiperia nuk ka me art, ai po lihet ne harrese. Ergys Krisiko na kujtoi se shpresa per Shqiperine nuk ka humbur, se arti ekziston. Ergys Krisiko bir i Kristo Krisikos, nje skulptor tjeter i njohur shqiptar, ka sjelle ndjesine e frikes, por edhe joshjes dhe nese nuk doni ta shihni kete mund te vazhdoni, por keshtu nuk do shkojme askund, as si shtet dhe as si persona.
Le te bej artin e babait dhe le te behet me I mire se ai nese eshte i mundur por jo te behet llamarinist apo tapicier.
Shyqyr se me ngrite zemren Tema! Kur thate “nje perbindesh ne kryeministri” mendova se mos e kishit fjalen per “Ate”. Shyqyr qe e sqaruat ne shkrim. Ate e kemi profet qe te na rroje sa malet! Lum ky popull dhe ajo nene qe e ka. Ah miri nenes ah!
Nuk eshte problemi te bisha mitologjike.Eshte ndertesa e kryeministrise,qe Ka nje status dhe regull administrimi,eshte vend Pune,Jo gustoso personale ,as muze e piste kuajsh.Eshte selia e qeverrise se Republikes se shqiperise,Jo seli e surrelit.
Ne (jo të gjithë) jemi ata që nuk na vret sytë një gomë që digjet dhe lëshon tvmin e zi ndersa një vepër srti bën të kundertën ,kjo është mos më keq .
Po organizatoren e kesaj ekspozite pse nuk e nxirrni ne pah? Gjynah se edhe vuan per pak reklame. Ajo eshte Ajola Xoxa, gruaja e Erion Veliajt! Mbase prandaj ka bere perbindeshin ne KM, se ashtu mbase e shohin Kryeministrin. Turp tu vije! Dhe nje pyetje tjeter, sa leke ka kushtuar gjithe ky perbindesh e ato kuaj? I kemi keto leje teler ne kete kohe krize?! Kush ka info le te na jape nje pergjigje!