
Ndodh shpeshherë që me një postim në rrjetet sociale, personazhet e njohur të ekranit të komentohen shumë dhe vëmendja të jetë tek ata. Kështu ka ndodhur së fundmi me Erjona Sulejmanin, e cila ka postuar një fotografi mjaft provokuese në “Instagram”.
Ish-bashkëshortja e futbollistit të njohur, Blerim Dzemailit, i ka lënë ndjekësit pa fjalë me pozën e fundit.
Në foton në fjalë, modelja shfaqet shumë elegante dhe sensuale. Ajo mban veshur një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi që nxirrte në pah dekoltenë e saj. Ndërkohë look-un Erjona e ka kombinuar me një palë sandale, çantë dhe një xhaketë të zezë.
Ndërkohë kujtojmë se Sulejmani u bë e njohur për opinionin e gjerë falë divorcit problematik me futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë. Modelja foli gjatë në media, duke deklaruar se do publikonte dhe një libër për të rrëfyer gjithçka të vërtetë që fshihet pas imazhit perfekt të futbollistëve dhe pse të jesh grua futbollisti është një ferr.
Fake pussy alert ! 40 % silicone !
Kjo don vetem kollodok dhe lek, por me teper lek.