
Modelet ruse kanë grisur çantat Chanel në shenjë proteste kundër markës luksoze franceze, e cila ka ndaluar shitjet e produkteve të saj për klientët rusë. Modelja Victoria Bonya ka xhiruar një video teksa shihet duke prerë me gërshërë një çantë Chanel.
“Nëse shtëpia e Chanel nuk respekton klientët e saj, pse duhet të respektojmë shtëpinë e Chanel?”, shprehet ajo. “Turp për shtëpinë e modës Chanel për mbështetjen e racizmit dhe rusofobisë”, thekson modelja, e cila numëron 9 milionë ndjekës në Instagram.
Çmimet për çantat e dorës Chanel zakonisht fillojnë nga 2500 £. “Unë jam kundër rusofobisë dhe kundër diskriminimit dhe për ta treguar këtë, thjesht do ta pres këtë çantë,” tha Katya Guseva në një video tjetër, duke prerë çantën e saj të madhe Chanel.
“Nuk kam më nevojë për të.” Prezantuesja televizive Marina Ermoshkina shkatërroi çantën e saj Chanel me një mjet prerës. “Nëse të kesh Chanel do të thotë të shesësh Atdheun tim, atëherë nuk kam nevojë për Chanel”, tha ajo.
Chanel ka ndaluar shitjen e produkteve të saj për njerëzit që synojnë t’i çojnë ato në Rusi, pasi mbylli dyqanet e saj në vend. Kompania tha se është në përputhje me sanksionet e BE-së, të cilat ndalojnë shitjen në Rusi të mallrave luksoze me çmim më shumë se 300 euro.
Hajde se canta fallco kane grisur po he.... keto per 200 euro s'lene car kinezi e arabi pa e lepire me mire se akulloren me te shijshme
dhe tani Chanel do falemementoj, iku kjo pune u dhie fare... Keto bimbetta qe te vetmin kontribut qe i kane dhen shoqeris jane fotot e shfaqet ekzotike, kujtojn se bota s'mund te bej pa to.
po kar europiani pranoni akoma ?
Te bukura jeni ,por buzet i keni bere si byth lope ,grisini te gjitha kujt po i plas cari
po iphone pse nuk e thyen? eshte i armikut tat AMERIKA ha ha kurva me nom