Drejtësi shqiptare: Bojken Lako dënohet me 3 vite burg, se po rregullonte 4 dritare

7 Prill 2022, 12:17Lifestyle TEMA

Drejtësi shqiptare: Bojken Lako dënohet me 3 vite burg, se po

Punimet në një godinë të marrë me qera për ta kthyer në një studio muzikore i kanë kushtuar muzikantit Boiken Lako më shtrenjte se sa e kishte menduar… Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar me 3 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm“ për qëllime fitimi.

Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove.

Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.

Telefonata

Zanafilla e stërmullarit të problemeve me ligjin për 47-vjeçarin, nisi më 16 shkurt 2021. Siç shpjegohet në vendimin e gjykatës dhënë më 8 Shkurt të këtij viti: Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën “Shefqet Musaraj”, tek një ndërtesë 2-katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo godinë ishte në bllokun e ish-magazinave tek ish-NISHARAK.

Boiken Lako ka deklaruar se punimet po kryheshin për llogari të tij në godinë, të cilën e ka marrë me qera duke dashur ta sistemojë me qëllim ta kthente në një studio muzikore. Ka shkuar tek Njësia Administrative Nr.7 dhe ka aplikuar më 21 Janar 2021. Pasi ka dalë leja, ka kontaktuar me një mikun e tij për të ndjekur punimet pasi ai vetë ishte i zënë.

Leja e gabuar

Por sipas IKMT-së, leja e marrë nuk parashikonte punimet që po kryheshin.

Sipas shkresës nga IMT-ja Bashkia Tiranë, thuhet në vendimin e gjykatës, inspektorët kanë konstatuar se po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në katin e dytë të ndërtesës. 

Ndaj Lakos është mbajtur process-verbal i konstatimit të kundravajtjes më 17 Shkurt 2021, ndërsa më 26 Shkurt është dënuar me 50 000 lekë gjobë.

Në deklarimet e tij, Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte pajisur ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem.

Por, shpjegohet më tej në vendimin e gjykatës, shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore.

“Në rastin konkret rezulton se shtetasi Boiken Lako ka kryer punime që kategorizohen si punime që kërkohet pajisja me leje ndërtimi sipas nenit 11 të VKM-së 408 ‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit’. Punimet e kryera nga shtetasi Boiken Lako konsistojnë në krijimin e një strukture të re, duke ndërtuar mure, hapur dritare, kasat e dyerve dhe instalimet elektrike.

Shtetasi Boiken Lako nuk ka aplikuar për leje ndërtimi, por thjesht është mbështetur tek një kërkesë e Njësisë Administrative Nr.7. Siç rezulton nga deklarimet e shtetasit Boiken Lako, proces-verbali për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike, punimet e kryera nuk janë punime të brendshme, por është ngritur një ndërtim i ri tërësisht e ndryshme nga ajo e mëparshme”, sqaron Gjykata.

 

25 Komente

  1. X
    Xhiku

    Po nena LIZA perse nuk dënohet

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndertuesi

      Dritaret, portat e shtepise, muret rrethues etj nga keto, duhet leje se ha burg. Ndersa vila mbi 2 kate me papafingo, lejohen pa nevoje leje me kusht qe te jene ne toke te “xanun” , pa letra. Ne rregull?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Leo

      E paskeni dëmtuar rëndë fashizmin

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Qeveri e forte. E kap lepurin me qerre. Ujqerit shetisin me Range.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shtjefen palushi

          Qeveri e dobet. Djali i Bujar Lakos duhet te denohet me vdekje.... direkt... jo nje vdekje torturuse si ajo e Bujarit dhe shume artiseve te tjere... direkt... plumb ballit.... dhe e bukura eshte se denohet se donte te hapte dritare.... o zot.... dritare... te hynte pak diell... pak ere...pak shprese..... O Shqypni e mjera Shqypni, kush tka qit me krye ne hi.....??????!!!!!!

          Përgjigjjuni
        2. d
          dori

          Faljani se ka qene dru....

          Përgjigjjuni
          1. c
            cimi

            Shikoni shtesat qe kane bere ne cdo pallat! lerini godinat e pa banuara se ne fund nuk demtojne njeri!!!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po saliu dhe meta e kraja qe kan Pushtuar Pronat n

              Po saliu meta krajha etj Kriminele te Politkes qe kane zaptuar Pronat e Gjyqtarit qe vrane ne Vlore ne menyre Mafioze dhe i fallsifikuan me vone gjithcka , dhe sote kane Vila disa Miljoneshe perse nuk DENOHEN BIJT E KURVES POLITIKE ?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anti2564shurra

                Prandaj duhet Basha per Pesident dhe me pas Rama. Lol

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjykatsi shkerdhate

                  Po Stresi qe here pas here kerkojhej nga Policia dhe dhe Ai kte ne drejtim te pa ditur, pse nuk denohet

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shoku Pilo Peristeri

                    Shala tek Shkembi i Kavajes, ka 40 kate pa leje dhe qendron stoik si ndaj stuhirave. Po ai ka nje te mire qe nuk e ka Boikeni.. Ka leke plot dhe i dorovit te tere.

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      ushtari

                      Sot eshte 7 Prill !A thua te jete koiçidence me 7 Prillin e 1939 duke denuar Boikenin pikerisht ne kete dite feste per "administraten e Tiranes"!Se besoj ,ndonese gjithçka eshte e mundur!A thua te ete date e harruar kjo nga media shqiptare kjo dite e shenuar per ta ne veçanti?

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emiljano

                        Ca behet ne ket shtet!nderto nje studio muzikore ne nje godine te pabanuar 3 vjet burg,vrit 4 persona ne mes te bulevardit ska problem fare.Te kripsha trute me gjithe qeveri

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nafizi

                          Pse per Bojken Lakon burg dhe per njoftimin per ndertim pa leje per ''taverna Likja'' perballe me restorant Durresin, tek stacioni i autobuzit nuk vepron ligji. Eshte bere nje kjoske e madhe pa leje dhe ata qe duhet ta monitoronin dhe te ndalinin ndertimin pa leje hane ndonje paidhaqe si dhe marrin "honorare". Bojkeni mos te merzitet se kete shtet kemi zgjedhur edhe une edhe ai edhe ne.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patriot

                            Po Bathorja dhe Astiri qe jane toke e xanun pa leje, pse nuk ndeshkohen?

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiperia e qeverrise Kaqolave KoqeVarur

                              Eshte per te dhene Aalarmin ! Bandat e Politikes Bordellua Drejtesi Krimi i Organizuar Spak Ambasadoret e Huaj , pasi kan nxjerr Ofsajt Qeverrine e Komikut te FB dhe Instagramit Rama , e ka shndruar Shqiperine ne nji vend Fashiste ku institucione si ai i Drejtesise etj si ai e perdorin Institucionin e Drejtesise sipas Standarteve te veta ,Personale ! Mbasi denuan ne menyren me qesharake Saimir Tahirin , pa asnji Fakt ,por thjeshte me ca "pergjime telefonatash ' te Stani Babale , e rrasen ne Burg lol ! Sot per tre Dritare si edhe shkruan me te drejte nji aty me lart , Denohet nji tjeter Qytetare i Tiranes B.Lako , dhe jo me gjobe psh 3 Mije lek por 3- vjete !!!!!!!!!!!!!! Tani le te na tregoj kush se si ndahen Ligjen per Qytetaret e Tiranes qe po denohen njeri pas tjetrit , pa Fakte dhe maloket Kriminele qe kan vjedhur ndertuar paleje vrare shqiptare e tradhetuar Atdheun . Maloket e qent e shpellave paskan zaptuar institucionet ne Tirane dhe po largojne qytetaret nga Tirana e cila do shpallet se shpejti e gjitha TOKA E XANUN !!!!!!!!!!!!!!!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                john

                                Ligji per ndalimin ne nderhyrjet e strukturave ndertimit pa nje leje, qe presupozon gjykime apo llogaritje inxhinierike te strukturave, eshte me se i drejte. Shkalla e denimit ka diskutim.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kalimtar

                                  Po ta kishe bere edhe nje vrasje, ishe qe ishe, mor Bojken, se me shume se tre vjet nuk te japin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O
                                    Opinion

                                    O njerëz mizorë (specialistë a çfarë jeni),nuk po bërtas që të mos zbatohet ligji. Ndërkohë ka plot nfërtime,monstra,etj.që kanë ndotur dhe shëmtuar mjedise më vila,pallate,biznesmenë etj.këtu e gjetët për të gjobitur dhe dënuar një person që është shembulli i njerzillëkut dhe i kulturës jo vetëm familjare.Të drejtohem ty personalisht E.Veliaj jam i majtë dhe votoj gjithmonë për të por më vjen turp të ballafaqohem apo të mbroj veprime të tilla që nuk kanë bonsens dhe mbështetje minimalisht shpirtërore për artin dhe artistët. Thirrja ime është reflektoni që do të thotë tërhiquni sa jenii ende në kohë. Respekte për Bojkenin dhe familjen e tij!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Erion Hoxha

                                      Po Zoto, Gugallia qe kane ikur ne "drejtim te paditur" skandalet e inecerenatoreve qe po plasin per dite? Po Saliu? 1997, 14 shtator 1998, Gerdeci, 21 janari 2011, skandali detit? Ku eshte spaku apo vk. Per popullin burg, per aristokratet te mos e rruajne fare vetem privilegje. Ne kushtetute nenin e barazise perpara ligjit bejeni keshtu. Ne Republiken e Shqiperise ka 2 kasta. Plebejte dhe patricet. Te paret i nenshtrohen ligjit, te dytet patricet qe kane pushtet para pasuri jane mbi ligjin. Mire tha Konica Shqiperi te kam dhjere.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Legalize it, don’t criticize it!

                                        Po pse mo me Bojkenin e gjeten te provojne rreptesine e ligjit keta?!?! Po Saliu dhe hordhite e tij elektoralo-talebanase ne Kamez, Bathore e Paskuqan? Po Ilir Muti me skraparllinjte e tij te inatosur qe pushtuan kodren e priftit, komunen e parizit, Ksamilin etj me horrdhite elektorale te tyre? Po Nene Liza qe do dhe leke etj hordhi pisash ne 30 vjet a do denohen ndonjehere? Drejtesi dhe media pisash qe na ben te gjithe me turp. Boulent Lako eshte artist dhe fjale flori. Nuk e kam pate studion qe po rikonstrukton por jam i bindur se do jete estetikisht e bukur. Sigurisht shume me e bukur se monstruozitete e Saleh dhe Ilir kriminelit!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Prostituta Kombetare Sali

                                          Jane mijera hektare toke djerre sepse keshtu kane vendosur serbet e Tiranes. Tjetri hap 4 dritare, denohet 3 vjet burg?! Po cfare denimi meritojne politikanet e Tiranes, gjykatesit, gazetaret, nepunesit e doganave, hipotekave?! Nuk duhet me u habit me asgje!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Demokracia

                                            Se pari, gjykata nuk e ka denuar me 3 vite burg, por me 3 muaj sherbim prove. Se dyti, edhe kur gjykata zbaton ligjin, shkruani kunder saj. Ju jeni me ju rujt zoti, se nga nje ane sdoni ndertime te paligjshme dhe nga ana tjeter sdoni te denohen pergjegjesit! Kulmi dmth

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kapedani

                                              Problemi eshte se jane ndertuar me mijera banesa pa leje dhe ne toke te xanun edhe nuk eshte denuar njeri ndersa per 4 dritare denohet tjetri me burg more vesh ti o pallosh demokracia.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. t
                                              titi

                                              Per shume probleme qe ngrini jam plotesisht dakort me ju parashkrusit por duhet tu them se duhet rtenmoaohemi te zbatojme ligjet dhe ne si popull ti perkrahim ato dhe jo ti kundervihemi ligjit

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje