
Ed Sheeran ka fituar në Gjykatë në rastin për të drejta të autorit kundër dy tekst-shkruesve të cilët pretendonin se Sheeran u ka vjedhur disa pjesë të një këngë të tyre në tekstin e këngës hit “Shape of You”.
Sheeran dhe dy bashkëpunëtorët e tij – Johnny McDaid dhe producenti Steve McCutcheon – ishin akuzuar për plagjiaturë të këngës “Oh Why” të Sami Chokri, i njohur me emrin artistik Sami Switch.
Por, në vendimin e dhënë këtë të mërkurë, është vendosur që Sheeran “as me vetëdije as pavetëdijshëm” nuk ka kopjuar fraza të këngës tjetër në këngën e tij.
Gjyqtari tha se megjithatë “ka ngjashmëri” mes pjesës “ohh” të këngës “Oh Pse?” dhe “oii” të frazës “Oh Unë”, gjithashtu ka diferenca të mëdha”.
Chokri pikërisht kishte pretenduar se pjesa “Ohh Unë” në këngën “Shape of You” është “jashtëzakonisht e ngjashme” me “Oh Pse?” në refrenin e këngës së tij.
Prandaj, ai i tha gjykatës se “jam ndjerë i vjedhur” pasi e ka dëgjuar këngën.Por Sheeran dhe bashkëpunëtorët e tij janë shprehur që jo vetëm që s’e kanë vjedhur, por as që kanë ditur për ekzistencën e asaj kënge.
Muzikologët që e kanë analizuar rastin kanë pikëpamje të ndryshme.
Njëri i ka thënë gjykatës se është “objektivisht e vështirë” që ngjashmëritë të jenë rezultat i kopjimit, derisa një tjetër ka thënë se “janë aq të ngjashme sa mundësia që kënga e Sheeran është krijim i pavarur nga kënga tjetër është vështirë i mundshëm”.
Wow, ky eshte lajm. Tani do te rrime te qete!!
ama pordhe koti