FOTOT: Luana Vjollca e famshme edhe jashtë kufijve, pozon për revistën prestigjioze në Arabi

5 Prill 2022, 15:47Lifestyle TEMA

FOTOT: Luana Vjollca e famshme edhe jashtë kufijve, pozon për

Luana Vjollca është një nga personalitetet shqiptare më të suksesshme në fushën e televizionit.

Prezantuesja e njohur është edhe nga pesonazhet më të ndjekur shqiptar në rrjetet sociale, por fama e saj ka kaluar edhe kufijtë.

Së fundmi Luana është shfaqur në kopertinën e një prej magazinave më të njohura arabe Ounousa, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive.

Media e njohur që ndiqet në Facebook nga 15 milionë ndjekës e në Instagram nga më shumë se 900 mijë, e përshkruan yllin shqiptar si femrën model, e cila ka tejkaluar kufijtë e një femre të zakonshme me sukseset e saj.

Duke folur për rrugën e saj drejt suksesit që gëzon sot, Luana shpreson që historia e saj të frymëzojë femrat e tjera.

‘’Shpresoj që kam inspiruar ndonjë femër që ka lexuar revistën tuaj’’, ka shkruar Luana në postimin e faqes së njohur.

 

3 Komente

  1. t
    toni

    Ca mbiemri, vjollca. Kush eshte kjo, ca ben qe eshte e famshme! Duhet te kene qene vetem fis femrash qe u ka ngel mbiemri ashtu, ose eshte nga fort te respektuarit pakica rome.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Revistë model ne Arabi?? Me thes në kaptinë ka jo foto kjo shushka?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luana

        Yll

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje