FOTOT/ U shfaq krah këngëtarit, motra simpatike e Saimir Kodrës: Ai është i martuar por nuk e kisha të vështirë

5 Prill 2022, 14:06Lifestyle TEMA

FOTOT/ U shfaq krah këngëtarit, motra simpatike e Saimir Kodrës:

Kënga e Elgit Dodës “Fatal Love” bëri goxha zhurmë dhe u pëlqye shumë. Si pjesë e triologjisë së publikuar në bashkëpunim me Donald Veshajn kënga u diskutua gjatë dhe rreth saj qarkulluan skenare të ndryshme. E jo pak vëmendje mori edhe protagonistja e klipit.

Ajo quhet ona Kodra dhe është motra e Saimir Kodrës. Sot Dona ka folur në një intervistë për herë të parë për bashkëpunimin me Elgitin dhe vëllain e saj, gazetarin e njohur.

Dona u shpreh se kjo ishte hera e dytë por e quajti të fundit që del në një videoklip. E pyetur se si ishte të luante në klip me një burrë të martuar si Elgiti, Dona tha se ai është shumë modest, i mirë dhe punëtor.

“Ishte hera e dytë dhe e fundit. E para ishte me Young Zerkën. Bashkëpunimi me Elgitin ishte shumë i bukur. Nuk ishte e vështirë t’i qëndroja pranë Elgitit edhe pse është i martuar. Ma bëri shumë të thjesht. Një djalë shumë i mirë dhe punëtor.”- tha ajo në një intervistë për “Ditë e re”.
E sigurisht nuk mund tu shpëtonte pyetjeve rreth të vëllait për të cilin tha se është shumë mbështetës. Teksa e përshkroi si një natyrë të rreptë Dona tha se me të moderatori është shumë i mirë.

“Saimiri është shumë mbështetës. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Është vetë artist dhe nuk ka si të më kundërshtojë. Kemi diferencë të madhe moshe. Kam dhe një motër tjetër të madhe. Saimiri është një natyrë e rreptë me të tjerët por me mua është një dashuri e vërtetë. Unë krenohem me atë, kam një mrekulli që ma ka falur Zoti por nuk e përmend shpesh sepse kam identitetin tim. Përveçse më ka hapur dyer nuk më ka mbyllur asnjë derë deri tani.”- u shpreh Dona.

Ajo po ashtu tha se ekrani është ëndrra e saj në sirtar dhe se do i pëlqente një emision i përditshëm. Por shtoi se aktualisht këtë ëndërr e ka lënë mënjanë dhe nuk është e fokusuar.

“E kam menduar të bëhem pjesë e ekranit dhe e kam vendosur si ëndërr në sirtar. Nuk më venitet si pasion por ndoshta nuk ka ardhur momenti i duhur. Do më pëlqente një emision mëngjesi, i përditshëm. Edhe pse gjumin e dashuroj.”– tregoi blogerja.

9 Komente

  1. A
    Albi

    ehaaa ne shqiperi akoma pyeten njerezit/aktoret/modelet etj sa e veshtire ishte te dilje ne ekran me te se eshte burre/grua i/e martuar.... hala ke ura dajlonit osht ky milet....

    Përgjigjjuni
    1. p
      populli qeflli

      Komplimente vertete, motres se Saimirit ,qekan dell Artistash lol . Super figur waw .

      Përgjigjjuni
      1. I
        Idajet Beqiri

        Qenkeni rrac e bukur.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ram Berisha

          Gjynoh qe se kam njoft ma pare ket goce se do ta kisha fut shkus Qim Peken me e kerku per nuse per Zenin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Filip Cakulli

            nuk ka si mos jete e ndershme si saimiri, do beje kar iere edhe kjo ne media ...

            Përgjigjjuni
            1. G
              Genci Angj

              Saimiri eshte bere kock e lekure nga ajo ndershmeri... dhe motra e tij po ben Kar ier..

              Përgjigjjuni
            2. s
              sa inat i kan shqiptaret per femra te tilla sexi

              ik e re ajo eshte si ato aktoret e hollivudit ngelet tu shajt P me te mira y

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pa emer

                NUK I MBYLLET BUCJA SHQIPTARIT PA SHAR NJERI SE HALET E VETA NUK I SHOHIN A KAN NENA A KAN MOTRA , PO PRAPA,KRAHEVE KESHTU THIN DHE PER TA ,SE KAN LIND NGA NJE GRUA, ALBANIKISTAN KOPSH ZOOLOGJIK .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pa emer

                  NUK I MBYLLET BUCJA SHQIPTARIT PA SHAR NJERI SE HALET E VETA NUK I SHOHIN A KAN NENA A KAN MOTRA , PO PRAPA,KRAHEVE KESHTU THIN DHE PER TA ,SE KAN LIND NGA NJE GRUA, ALBANIKISTAN KOPSH ZOOLOGJIK .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje