FOTOT: Flamingot i shtohen panoramës piktoreske në plazhin e Pishë-Poros në Fier

6 Prill 2022, 10:53Lifestyle TEMA
FOTOT: Flamingot i shtohen panoramës piktoreske në plazhin e

 Flamingot kanë mbërritur në plazhin e Pishë-Poros në Fier duke e bërë këtë zonë një atraksion të vërtetë turistik, ku përveç bukurive të natyrës i shtohen në pranverë dhe një nga shpendët me të bukur të natyrës.

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla përcolli sot pamje të rikthimit të flamingove në plazhin e Fierit. “Flamingot në plazhin e Pishë-Poros, Fier”, shprehet Balla

Përveç Nartës dhe parkut kombëtar Divjakë-Karavasta vitet e fundit flamingot janë të pranishme edhe në Pish-Poro.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

Vitet e fundit ka patur prezencë të kolonisë së flamingove (Phoeniopterus roseus) në Rezervatin Natyror të Pish-Poros.

2 Komente

  1. b
    berbasha

    ne kohen e salehut ishin arratisur te gjorat

    Përgjigjjuni
    1. S
      Ska cte duhet..!

      Ku shkojne ata te mjere..,do i vrasin..barbaret..qe vetem mish te pjekur duan..24 ore.. ! E kane baterduar vendin me Plehra,Pyjet e bukura ,anes detit..,Natyra kudo..dhe keta Leshkot mburren se erdhen Flamingot..,do rrine 2 ore sa te clodhen dhe Glasen do tju lene..,Arrnautllik ,Pisllik ,pa esapllik..!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje