Goditi me shuplakë komedianin, Will Smith hyn në qendër rehabilitimi

6 Prill 2022, 17:05Lifestyle TEMA

Goditi me shuplakë komedianin, Will Smith hyn në qendër

Will Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të stresit që i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscar.
Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze.

Will Smith jo vetëm që u kritikua ashpër pas incidentit, por ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”.

“Kjo është pa dyshim beteja më e madhe e karrierës së tij. Është një qendër rehabilitimi ku kanë shkuar shumë yje të tjerë të botës së spektaklit dhe Smith do të përpiqet që të gjejë një mënyrë për të ecur përpara. Ai shpreson që të kthehet dhe të shpëtojë reputacionin e karrierën e tij”, tha një burim për tabloidin britanik.

2 Komente

  1. M
    Mos ma vini re

    Ky eshte ndryshimi mes vipit dhe popullit. Kur je popull, dhe i gjuan dikujt me shpulle ne mes te miliona deshmitareve, shkon ne gjykate, gjobitesh ose futesh ne burg. Kur je vip (qofsh edhe nje cope legeni si Will Smith), shkon ne qender rehabilitimi.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Ky nuk u denua se Chris nuk e denoncoi. Ai u kontaktua nga policia dhe ai tha qe nuk do ndjekje penale. Kjo e beri gjithcka me te erret per Smith dhe bota e filmit vleresoi se tepermi Chris Rock. Gishti ne goje i ngeli Smithit tani. I turperuar dhe i hedhur ne kosh nga te tjeret.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje